Xhamia e Klleznës njofton besimtarët e vet se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e Shtune, më 29 Mars 2025.
Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është e Dielë, më 30 Mars 2025.
Manifestimi fillon në ora 06:00, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste.
Ndërsa namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 07:10 minuta.
Këshilli i Xhamisë së Klleznës, Imami i xhamisë si dhe Forumi Rinor i Xhamisë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër-Bajramit!