Xhamia e Klleznës, me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, ndërmorri një aktivitet humanitarë në ndarjen e ndihmave që iu dedikua jetimëve, skamnorëve, personave me aftësi të kufizuar dhe nevojtarëve në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë.
Në Natën e Kadrit, gjegjësisht ditën e Shtunë, me 03.08.2013, Xhamia e Klleznës shpërndau 100 Shporta Ramazani për 100 familje të këtyre kategorive. Ku pjesa tjetër e mbetur dhe ato që do të grumbullohen deri në natën e Fitër Bajramit, do të ndahen pikërisht të Mërkurë Shportat tjera të Ramazanit.
Besojmë që këtyre familjeve sadopak iu kemi kthyer buzëqeshjen në këtë muaj të shenjtë, ku buzëqeshja e tyre është amaneti i jonë.
Andaj si Imami, komisioni i Xhamisë së Klleznës dhe në emër të këtyre kategorive ju jemi shumë mirënjohës për ndihmën e dhënë ku mes tjerash, Lusim Zotin e lartëmadheruar që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në veprat e mira.
Me respekt.
Këshilli i xhamisë