Të Fundit
45 Shporta – 45 Familje në Nevojë, 30.08.2013

45 Shporta – 45 Familje në Nevojë, 30.08.2013

Xhamia e Klleznës, me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, ndërmorri një aktivitet humanitarë në ndarjen e ndihmave që iu dedikua jetimëve, skamnorëve, personave me aftësi të kufizuar dhe nevojtarëve në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë dhe Krajë.

Në Natën e Kadrit, me 03.08.2013, Xhamia e Klleznës shpërndau 100 Shporta Ramazani për 100 familje të këtyre kategorive. Ku pjesa tjetër e mbetur janë shpërndarë mbas festës së Fitër Bajramit, sot me datë 30.08.2013.

Ndarja me këtë datë ishte e arsyeshme pasi që mbledhja e ndihmave ka vijuar gjatë festës edhe mbas festës së bajramit deri afro një javë para ndarjes së tyre me datë 30.08.2013.

Ndarja e këtyre pakove të fundit kryesisht janë shpërndarë në zonë e Krajës në familjet në nevojë. Ku në bashkpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Ostrosit, ne sot ju kemi dërguar 34 shporta të ramazanit për 34 familje të këtyre kategorive të rënda në teritorin e Krajës. Ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë në zonën e Anës së Malit.

Besojmë që këtyre familjeve sadopak iu kemi kthyer buzëqeshjen, ku buzëqeshja e tyre është amaneti i jonë.

GJITHSEJT JANË SHPËRNDARË 145 SHPORTA TË RAMAZANIT PËR 145 FAMILJEVE NEVOJTARË.

Andaj si Imami, komisioni i Xhamisë së Klleznës dhe në emër të këtyre kategorive ju jemi shumë mirënjohës për ndihmën e dhënë ku mes tjerash, Lusim Zotin e Lartëmadhëruar që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në veprat e mira.

Me respekt.
Imami i xhamisë, Senad ef. Maku.

7837_233619600120530_1493204815_n 527086_233619706787186_285857292_n 564999_233619393453884_84798106_n 971957_233619866787170_959140824_n 992988_233619646787192_1825761726_n 1006356_233619373453886_1162022152_n 1173761_233619756787181_1352139467_n 1175288_233619470120543_1120215888_n 1176403_233619553453868_703055458_n 1184833_233619786787178_977737331_n 1185111_233619670120523_987281377_n 1185166_233620036787153_1291665737_n 1185306_233619523453871_1705640416_n 1185415_233619496787207_1794573095_n 1185514_233619690120521_327321382_n 1186262_233619886787168_1213753189_n 1230095_233620026787154_246960119_n 1230097_233619333453890_1921494107_n 1234346_233619753453848_1439368845_n 1234565_233619896787167_225788200_n 1236717_233619610120529_1530357053_n 1239488_233620000120490_1507123527_n