Të Fundit
Xhamia e Klleznës ndihmoi 367 familje në nevojë.

Xhamia e Klleznës ndihmoi 367 familje në nevojë.

Të dashur Bamirës, Vëllezër dhe Motra

Edhe këtë vit i pesti me radhë të këtij projekti i cili në vazhdën e projekteve të ndryshme që organizon Xhamija e Klleznës, përfundoj Shporta e Ramazanit si dhe Shporta e Bajramit.

Me këtë aktivitet synohet të ndihmohen familjet me gjendje të rëndë sociale, jetimëve, personave me aftësi të kufizuara. Ky aktivitet organizohet gjatë muajit të Ramazanit, me qëllim që tu vihet në ndihmë familjeve me gjendje të vështirë ekonomike, ku pasuria e juaj e mbetur nga Shporta e Ramazanit realizohet për Shporten e Kurban Bajramit.

Ky aktivitet realizohet në tre lokacione: Ulqin, Ana Malit dhe në Kraje.

Në dhjetë diteshin e fundit të muajit të Ramazanit u bë edhe shpërndarja e 232 Shportave për 232 familje, ku në këtë mënyrë arritem të mbushim sadopak sofrat e tyre, dhe të kthejmë buzëqeshjen në fetyrat e tyre. Ndërsa në sofrat e Kurban Bajramit, arritëm të shpërndajmë 135 shporta, për 135 familje në nevojë. Totali i shportave të këtij projekti arrin në 367 shporta, për 367 familje në nevojë.

Bamirës të nderuar, vendas dhe nga diaspora, Lusim Allahun që të jua shumëfishoftë pasurinë, ju mbrojte nga e keqja, ju mbrojtë familjen dhe të afermit e tu, dhe cdo lutje e atyre nevojtarëve që bëjnë për ne, të na i pranoftë Allahu Fuqiplotë dhe të jenë bekim për gjithë ne.

Me respekt komisioni Shportës.

2017-08-25 18.37.42 2017-08-25 18.37.53 2017-08-25 18.38.00 2017-08-25 18.51.17

2017-08-27 14.45.29 2017-08-27 14.46.10 2017-08-27 14.46.29 2017-08-27 14.46.56

2017-08-29 16.35.36 2017-08-29 17.41.25 2017-08-29 19.33.50

2017-09-04 11.50.55 2017-09-04 11.51.36 2017-09-06 18.16.09 2017-09-06 20.21.38 2017-09-07 09.03.44 2017-09-07 09.03.56