Të Fundit
Xhamia e Klleznës bëri shpërndarjen e 215 Shportave të Ramazanit

Xhamia e Klleznës bëri shpërndarjen e 215 Shportave të Ramazanit

Të dashur vëllezër e motra

Edhe këtë vit Xhamia e Klleznës për të gjashtin vitë me rradhë organizoi dhe realizoi aktivitetin humanitarë, tashmë tradicional “SHPORTA E RAMAZANIT 2018”.

Nëpërmjet këtij aktiviteti synohet të ndihmohen familjet me gjendje të rëndë sociale, jetimëve, personave me aftësi të kufizuara. Ky aktivitet organizohet gjatë muajit të Ramazanit, me qëllim që tu vihet në ndihmë familjeve me gjendje të vështirë ekonomike. Ky aktivitet realizohet në tre lokacione: Ulqin, Ana Malit dhe në Kraje.

Nëpërmjet këtij aksioni Xhamia e Klleznës ishte një urë lidhëse e solidarizimit në mes atyre që kanë ndihmuar (donatorëve) dhe familjeve me gjendje të vështirë ekonomike. Interesimi i qytetarëve edhe këtij viti, që ti bashkohen këtij gjesti humanitar ishte shumë i madhe.

Në dhjetë diteshin e fundit të muajit të Ramazanit u bë edhe shpërndarja e 215 Shportave për mbi 200 familje, ku në këtë mënyrë arritem të mbushim sadopak sofrat e tyre, dhe të kthejmë buzëqeshjen në fetyrat e tyre.

Në emrin tonë si staf si dhe në emer tëtë  gjithë atyre familjeve në nevojë percijelli falenderimet dhe lutjet që ju dedikohen juve të nderuar bamirës që i ndihmuat ata në këto ditë feste që kaluan: Allahu jua shumëfishoftë pasurinë, ju mbrojte nga e keqja, ju mbrojte familjen dhe të afermit e tu, dhe cdo lutje e juaja u pranoftë tek Allahu Fuqiplotë.

 

Gjashtë vite sukses patëm, Gjashtë vite trokitem në dyert tuaja, Gjashtë vite sollem tek ju një buzëqeshje, shpresojmë se kështu do të vazhdojmë edhe më tutje, deri atëherë mirë u takofshim në aktivitetet e rradhës.

Me respekt komisioni i Shportës së Ramazanit

2018-06-09 16.52.54 2018-06-09 16.53.09 2018-06-10 17.20.25 2018-06-10 17.28.58 2018-06-10 17.29.21 2018-06-10 17.29.38 2018-06-10 17.29.51 2018-06-11 18.50.12 2018-06-11 23.35.35 2018-06-11 23.35.45 IMG-5512c7f807f8826f5549381f50342f7d-V