Të Fundit
Si ishte i Dërguari ynë s.a.v.s

Si ishte i Dërguari ynë s.a.v.s

Ishte prej atyre që falte më së shumti…

Që nga koha kur ishte në Meke dhe përjetonte lloj lloj vuajtje dhe ofendime, Allahu i Madhërishëm e këshilloi: “E ti (Muhammed) sillu me zemërgjerësi”.(Hixhr, 85). Në këto situata udhëhiqej nga ideja e këtyre fjalëve: “Zoti im, Ti fale popullin tim, sepse ata në të vërtetë nuk dinë.” (Buhariu dhe Muslimi).

Allahu i Madhërishëm i tha: “Ti (Muhammed) trego mëshirë, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.” (A’raf, 199). Dhe, në të vërtete Muhamedi a.s. ishte njeriu që falte më së shumti dhe i tejkalonte gabimet dhe lëshimet e tjerëve. Aisheja r.a. për këtë ka thënë: “Pasha Zotin, i Dërguari i Allahut s.a.v.s asnjëherë nuk është hakmarrë për lëndimet që atij ia kanë bërë”. (Buhariu).

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Njeriut që fal të tjerët, Allahu ia ngrit reputacionin.” (Muslimi).

Me moralin e tij, faljen dhe sjelljen e butë njerëzore, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. arriti t’i përftoj zemrat e njerëzve si dhe arriti ta fitoj dashurinë dhe simpatinë e tyre.

Ua lehtësonte njerëzve

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën. (A’la, 8). Që do të thotë, o Muhamed, Allahu do ta lehtësoj ta bësh dhe ta flasësh gjithë atë që është e mirë dhe do të shpall një ligj i cili është i lehtë dhe tolerant dhe ku nuk do të ketë vështirësi as për ty e as për ata që të ndjekin.

Dhe në të vërtetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s në çdo rast ua lehtësonte njerëzve, ndërsa njerëzit i këshillonte: “Lehtësoni dhe mos vështirësoni.” (Buhariu)

Asnjëherë nuk i mungonte buzëqeshja

I Dërguari i Allahut kishte një fytyrë të gëzuar, ndërsa buzëqeshja asnjëherë nuk largohej nga buzët e tij. Xherir ibn Abdullah Bexheli r.a. ka thënë: “Që kur kam pranuar Islamin, i Dërguari i Allahut s.a.v.s asnjëherë nuk më ndaloi ta vizitoj dhe asnjëherë nuk më ka shikuar e të mos buzëqesh.” (Buhariu).

Gjithashtu shokëve të tij u tha: “Edhe buzëqeshja ndaj vëllaut tënd është sadaka.” (Tirmidhiu)

Ai ishte fisnik dhe bujar

Muhamedi a.s. ishte njeriu më fisnik dhe më bujar, më bujar edhe se era e cila vazhdimisht frynë butë dhe sjell dobi. Aq shumë jepte sa çdo kush e kishte të qartë se nuk duhet të frikohet nga varfëria: Kush i kërkonte diçka, ai ia jepte dhe nuk e kthente parapa. (Buhariu).

Ai vishej bukur dhe ishte elegant

Kur paraqitej para njerëzve rrezatonte me bukurinë dhe elegancën e tij. Ibn Abbasi r.a. ka thënë: “Kam parë se i Dërguari i Allahut vishte rrobat më të bukura.” Ebu Davudi).

I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Allahu është i bukur dhe e donë të bukurën.” (Muslimi)

Ishte shumë modest

Muhamedi a.s. ishte njeri shumë modest dhe shumë i kënaqur me atë që kishte. Gjithashtu shokëve të tij u thoshte të jenë modest dhe të kënaqur me atë që e posedojnë dhe të mbështeten një Allahun. Ai e luste Allahun kështu: “Zoti im, të lutem që familjes së Muhamedit t’i japësh furnizim aq sa i mjafton.” (Buhariu dhe Muslimi).

Gjithashtu ai ka thënë: “Kush zgjohet i sigurt për jetën e tij, me shëndet në trupin e tij dhe ka ushqim për atë ditë, atij sikur i është dhënë pasuria e gjithë dunjasë.” (Tirmidhiu)

“Pasuria e vërtetë nuk shihet në mallin e shumtë, por pasuria e vërtetë është pasuria e shpirtit.” (Buhariu dhe Muslimi).

Burimi: Akos.ba

Përktheu: Islampress