Të Fundit
Rebiu-l-evveli, muaji kur duhet të analizojmë dashurinë tonë ndaj Muhammedi a.s.

Rebiu-l-evveli, muaji kur duhet të analizojmë dashurinë tonë ndaj Muhammedi a.s.

Të dashur vëllezër, ne jemi në muajin Rabiul-Evvel. Çfarë nënkupton për ju dhe për mua muaji Rebiul-Evvel? Muaji i lindjes së krijesës më të dashur dhe më të zgjedhur të Perëndisë, e për ne modeli më i mirë dhe më i bukur, Pejgamberi i fundit, Muhamedi a.s.

Muaji në të cilin e kujtojmë Pejgamberin tonë të dashur, e kujtojmë me programe të ndryshme, tribuna, ligjërata, recitale, ilahi, mevlude etj. A është e gjitha kjo shprehje e vargut të kujtimeve tona, respektit dhe dashurisë ndaj Pejgamberit Muhamed s.a.v.s.? Jo, vëllezërit e mi të dashur. Muaji i Rabiul-Evvel, po… është muaji i lindjes së Pejgamberit të Zotit, Muhamedit s.a.v.s.. Por, dashuria e jonë dhe pasimi i Pejgamberit s.a.v.s. nuk guxon të reduktohet dhe të përfundojë në një ose dy orë kohë në të cilën ne e manifestojmë përmes programit të Mevludit, lindjen e tij.

Pejgamberi ynë i dashur kurrë nuk kërkuar nga ne, e as që ka dëshiruar që për nderë të tij të organizojmë Mevlud, por kjo është traditë e muslimanëve, e cila në veçanti për muslimanët në kohërat më të vështira ka qenë forma e vetme e tubimit fetar dhe e cila i ka ruajtur shkëndijat Islame dhe për këtë arsye ne kurrë nuk do ta hedhim poshtë këtë traditë, sepse ne jemi të vetëdijshëm se çdo komb ka traditat dhe të kulturën e vet që e bën të veçantë dhe më të pasur. Çdo formë e tubimit qe ka për qëllim përmendjen e Allahut të Plotfuqishëm, ta lavdërojë, ta madhërojë dhe të bëjë dhikër, e po ashtu duke dërguar salavate mbi Pejgamberin s.a.v.s., në të cilën mësohet dhe e mësojnë besimin, janë tubime me të cilat Zoti ynë do të jetë i kënaqur dhe për të cilat do të jepen shpërblime.

Vëllezër të dashur, të dashur të rinjtë, ju lutem që mos t’ia lejojmë vetvetes që muaji Rabi ul-Evvel, në të cilin gjendemi sot, të na kalojë, e që në këtë muaj të mos i rishqyrtojmë – rishikojmë qëndrimet tona ndaj Pejgamberit tonë s.a.v.s., sipas Sunetit të tij. Mos të na kaloj muaji në të cilin intensivisht e kujtojmë jetën, personalitetin e Pejgamberit tonë të dashur s.a.v.s., e që në këtë muaj mos ta rinovojmë – ringjallim, të mësojmë, t’i zgjerojmë njohuritë rreth Pejgamberit s.a.v.s., që na deshi më shumë se veten e tij, i cili, siç thotë vet ai, në një transmetim ai shprehu dashurinë ndaj vëllezërve të tij, kur shokët e tij, sahatet, e pyetën: O i dërguari i All-llahut, A nuk jemi ne vëllezërit e tu, ai u përgjigj: “Jo, ju jeni shokët e mi, pasuesit, e vëllezërit e mi janë ata që do të vijë pas meje, nuk më kanë parë, as nuk më kanë njohur, e do të besojnë në mua dhe do të ndjekin Sunetin tim.”

Ja rasulallah, edhe ne të kemi dashur ty, edhe ne të kemi dashur dhe mallëngjehemi për momentin kur do të takojmë në Ditën e Gjykimit dhe do të jemi në gjendje me krenari të dëshmojmë se kemi jetuar sipas sunetin tënd dhe se jemi përpjekur që të jemi në dobi të të gjithë njerëzve, se kemi dashur për të tjerët atë që kemi dashur për veten, se jemi përpjekur që t’i ngjallim ato cilësi fisnike me të cilat ti i ke përfituar zemrat e njerëzve, sepse jemi të vetëdijshëm se vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje për të fituar shefaatin tënd (ndërmjetësimin) te Allahu xh.sh. kur ndërmjetësimi yt do të jetë më së shumti i nevojshëm.
Po, vëllezër të dashura, ky është muaji, në të cilin, më shumë se zakonisht, vetvetes i parashtrojmë pyetje ose bëjmë vetë llogaritje me pyetjen: A e dua Pejgamberin s.a.v.s. dhe në çfarë mase? A është dashuria ime për Pejgamberin s.a.v.s. vetëm deklarative, ne fjalë pa pa themel? Sa është i pranishëm Pejgamberi s.a.v.s në jetën time? Më mirë tani t’ia bëjmë vetvetes këto pyetje se sa të dëshpërohemi në Ditën e Gjykimit, kur nuk ka kthim.

Nëse themi se e duam Pejgamberin s.a.v.s., le t’i shikojmë veprat tona, sjelljet, tiparet, karakteristikat, moralin, çfarë kemi në vetveten tonë, me të cilën mund të themi se e pasoj Pejgamamberin s.a.v.s. dhe me të cilën Pejgamberi ynë s.a.v.s. do të mund të na njihte dhe të thotë se ju e keni ndjekur sunnetni tim. Në anën tjetër, cilat janë tiparet negative që i kemi në vetvete, me të cilat do të turpëroheshim para Pejgamberit tim s.a.v.s. dhe për këtë arsye nuk do ta meritonim shfaatin – ndërmjetësimin e tij te Allahu xh.sh. dhe përse Pejgamberi s.a.v.s. nuk do të na njihte, por do të thoshte: “Ju nuk i keni takuar ummetit tim sepse i keni pasur këto e këto veti dhe nuk keni dashur të ndryshoheshit.”

Të dashur vëllezër, këto janë pyetje shumë të thjeshta, të pjekura dhe të nevojshme të cilat duhet t’ia bëjmë vetes tonë në këtë muaj. Ne mund të flasim për orë të tëra rreth Pejgamberit tonë të dashur s.a.v.s., por ne, përfundimisht duhet ta shqyrtojmë – analizojmë stilin dhe mënyrën e jetës, sa jemi larg apo afër sunnetit të Pejgamberit tonë të dashur s.a.v.s..

Të dashur vëllezër, ne duhet te jemi vetëdijshëm për ajetet kur’anore në të cilat vihet shenja e barazimit të nënshtrimit ndaj Allahut xh.sh. dhe Muhamedit s.a.v.s.. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se rruga drejt dashurisë së Allahut xh.sh., dhe faljes së Tij, është pasimi i Muhammedit s.a.v.s.

Pasimi i Muhamedit s.a.v.s., përmes sunetit të tij, është kusht i dashurisë së Allahut xh.sh. ndaj nesh.
Allahu xh.sh. thotë: Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë”. (Ali-Imran: 31)

Të dashur vëllezër, të dashur të rinj, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk mund të gjejmë shembull më të mirë në jetë, më të bukur, më të përsosur, më të vlefshëm se të Pejgamberit tonë të dashur s.a.v.s. dhe se ne nuk mund ta arrijmë mëshirën e Allahut për të cilën ne synojmë dhe se nuk mund ta arrijmë shpërblimin e as statusin në botën tjetër pa ndjekur – pasuar Pejgamberin tonë të dashur s.a.v.s.. Këtë na porositë, urdhëron dhe premton Kur’ani: “Ju në të Dërguarin e Allahut keni shembullin të mirë, për atë që shpreson në mëshirën dhe shpërblimin e Allahut dhe në këtë dhe botën tjetër, dhe ai që kujton – përmend Allahun shpesh.”

Ne nuk kemi nevojë të kërkojmë shembuj të tjerë për jetën, kur Zoti ynë dhe na ka dhuruar shembullin për çdo kohë dhe çdo situatë dhe na ka premtuar se me ndjekjen – pasimin e këtij modeli – shembulli ne do të arrijmë kompletimin dhe plotësimin e besimit tonë, jetës, shëndetit, lumturisë, suksesit, shpëtimit, jo vetëm në këtë botë, por edhe në botën tjetër. Dhe me ndjekjen – pasimin e Pejgamberit s.a.v.s., do të jemi të dëshirueshëm për të gjithë, sepse mjedisi ynë do ta njohë pozitivitetin tonë, mirësinë, përzemërsinë, gatishmërinë për të ndihmuar. Pra, a nuk i besoj Zotit tim, a thua kam nevojë të kërkojë model tjetër, i cili kurdoherë do të më dëshpëroj?

Allah xh.sh. misionin e profetit të Tij, aktivitetet dhe jetën e tij të përgjithshme (sunetin), publike, sekrete – intime, private e ka bërë shembull të përkryer të përkushtimit dhe sjelljes njerëzore.

Praktikisht, nuk kishte asnjë aspekt i jetës të cilin Muhamedi s.a.v.s. nuk e kishte shijuar, qoftë në sprovimin situatave më vështira të jetës, varfërinë, problemet dhe gëzimet e jetës.

Ta shikojmë rrugën e jetës së tij, rritjen e tij. Në nivel personal dhe njerëzor përgjithësisht. Në rinin e tij të hershme përjetoi humbjen e njërit prind, babait, ai kurrë nuk e njohu, ndërsa nënën e humbi në moshën 6 vjeçare. Çdo jetim e ka model Pejgamberin s.a.v.s. E përjetoi – shijoj humbjen e fëmijëve të vegjël, të 6 fëmijët e tij, të gjithë të vegjël, i ka varrosur gjatë jetës së tij, përveç njërit fëmijë. Një nga sprovat më të mëdha që mund të përjetojë një prind është që të varros fëmijën e tij, me duart e tij. Kur Pejgamberit s.a.v.s.i vdiq djali Ibrahimi, e mbajti në duart e tij mbi shtratin e tij dhe qau. Foli vetëm fjalët nga të cilat u pa durimi i tij e përzier me pikëllimin e tij. Thënia e tij e njohur: “Zemra është e pikëlluar, sytë lotojnë, dhe me të vërtetë ne jemi pikëlluar, për ndarjen me ty o Ibrahim. Por ne nuk themi asgjë me të cilën Allahu nuk është i kënaqur”. Le t’i kujtojmë nënat tona Kosovare dhe nënat tjera në vendet e ndryshme të botës, që i varrosën disa bij dhe bija të tyre, apo ndoshta ende nuk i kanë gjetur, e ato e kanë model të dërguarin e Allahut Muhammedin s.a.v.s.

E humbi bashkëshorten e tij të dashur Hatixhen, e më vonë xhaxhanë e tij, të cilët i kishte miqtë më të mirë, përkrahës dhe mbështetës. Përjetoi tradhtinë e anëtarëve më të afërt të fisit të vetë, fyerjet dhe kërcënimet e tyre, si dhe mbijetoi, disa herë tentim vrasjen.

Në anën tjetër, shijojë pushtetin, pasurinë dhe fuqinë, por tregoi shembullin më të përsosur së sjelljes njerëzore, në të gjitha këto pozita që askush në historinë e njerëzimit nuk e ka treguar.

Nuk ka personalitet në historinë e njerëzimit, i cili i ka bashkuar të gjitha situatat dhe pozitat në të gjitha aspektet e jetës, sikur Muhamedi s.a.v.s., pasurinë dhe varfërinë, fuqinë dhe dobësinë, pushtetin dhe sundimin, luftën dhe paqen. Ishte në kontakt me të gjitha strukturat dhe nivelet e shoqërisë: me çifutët dhe të krishterët, arabët dhe jo-arabët, me fise të përçara dhe fuqive të mëdha; Bizantinët dhe Persianët, me të pasurit dhe të varfrit , me nomadët dhe qytetarët …
Plejada e figurave me ndikim marshuan në pozicionet e jetës dhe secila prej tyre ka lënë shenjat e saj, ndikimin apo kontribut përmes zonës apo fushës. William Shakespiri shkëlqeu në letërsi dhe poezi, Napoleon Bonaparta në strategjinë dhe fuqinë e tij ushtarake , Mahatma Gandi në politikë, por vetëm Muhamedi s.a.v.s. ishte personalitet në të cilën ishin u bashkuan të gjitha cilësitë fisnike, karakteristikat, dhe nuk ka as edhe një të vetmen njollë të zezë, të shënuar në jetën e tij.
Ai ishte madhështor në luftë dhe paqe, madhështor si baba, bashkëshort dhe njeri. Ishte në piedestalin më lartë të moralit (ahlakut) dhe kurrë nuk është hidhëruar dhe hakmarrë për shkak të vetvetes, kurrë nuk e theu premtimin – besën, kurrë nuk ka mashtruar apo gënjyer.

Të dashur vëllezër, mënyrën e jetesës Muhammad s.a.v.s. të treguar përmes Sunetit , praktikës, kulturës dhe jetës së tij, për ne është, programi më i mirë dhe më ideali rrugën e jetës, programin dhe udhëzimin sipas të cilit mund të jetojmë dhe nëpërmes të cilit mund të ndjejmë bukurinë, komplementet, përsosmërinë e jetës dhe të besimit. Ne mund të jetojmë çdo ditë me Pejgamberin tonë s.a.v.s. përmes zakoneve, veprimeve, sjelljeve dhe adeteve të cilat e kanë stolisur personalitetin e tij.

T’i shqyrtojmë marrëdhëniet tona me sunnetin, sa ne sot po jetojmë me synetin, a po e ndërtojmë jetën tonë të përditshme sipas sunetit të Pejgamberit tonë s.a.v.s.?

Prandaj, vëllezërit e mi të dashur, mos të lejojmë që të kalojë këtë muaj, e të mos lexojmë, të mos studiojmë, të mos dëgjojmë dhe të mos mësojmë nga jeta, dhe biografia e Pejgamberit tonë s.a.v.s. Nëse themi se e duam dikë, atëherë duhet të njihemi me jetën e tij. Si mund ta duam dikë, e të mos dimë për jetën e tij, mënyrën e jetës, dhe drejtimin e jetës së tij.

Në veçanti, ne duhet të shoqërohemi me Pejgamberin tonë s.a.v.s., duke i lexuar hadithet, t’i mësojmë fëmijët dhe të rinjtë tanë me shembujt nga jeta e Pejgamberit tonë s.a.v.s. që flasin për vëmendjen e tij, kujdesin për të gjithë, butësinë, ndjeshmërinë, mirëkuptimin dhe durimin, të gjitha ato cilësi të cilat janë shumë të nevojshme për ne sot.

Të bimë salavate mbi Pejgamberin tonë s.a.v.s., sidomos këtë muaj, përpara ditës së xhuma dhe ditën e xhuma, sepse hadithi thotë: “Kush bie për mua një salavat, Allahu i Plotfuqishëm për këtë salavat do t’i sjell atij 10 salavate dhe do t’ia shkruaj 10 vepra të mira.”

I lutemi Allahut xh.sh. që të jemi prej atyre që e ndjekin rrugën e Muhamedit s.a.v.s.

Përshtati: Esat ef.Rexha

(Breziiri)