Të Fundit
Filloi aksioni humanitar “Shporta e Ramazanit 2017”

Filloi aksioni humanitar “Shporta e Ramazanit 2017”

XHAMIA E KLLEZNËS – me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, për të pestin vit me radhë ndërmerr aktivitetin e radhës humanitarë në bashkëpunim me ju bamirës të nderuar në ndarjen e ndihmave që do t’iu dedikohen: jetimëve, skamnorëve, personave me aftësi të kufizuar dhe nevojtarëve në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë dhe Krajë.

Andaj kërkojmë nga ju bamirës të dashur me aq sa të keni mundësi që të kontribuoni në lehtësimin e jetesës së këtyre kategorive me nevojë në qytetin tonë.

Xhamia e Klleznës ka të regjistruar mbi 200 familje nga i gjithë territori i komunës së Ulqinit dhe Krajës. Shpresojmë që nga ky projekt të përfitojnë këto 200 familje.

Pakot do të shpërndahen në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit.
Një pako do të përmbajë këto lloje produktesh:

5 kg. Miell;

5 l. Voj;

3 kesa Makarona;

2 kg. Sheqer;

2 kg. Oriz;

3 kesa Supa të gatshme;

1 kuti Keksa;

500 gr. Veget;
2 copa Sapunë;

Detergjent;

Shampo për flokë;

Pastë për dhëmb

Në emër të Komisionit të Shportës së Ramazanit dhe në emër të këtyre kategorive ju jemi shumë mirënjohës për ndihmën e cila do të përcaktohet nga ana Juaj.

Kontribuo dhe Telefono tani:

069 599 300

069 649 664
(Na kontaktoni për kontributin që ofroni, dhe NE vijmë në vendin e përcaktuar nga ju)

Vizitoni webfaqen zyrtare të Xhamisë së Klleznës në internet:
www.xhamiaeklleznes.com
Ulqin, 31.05.2017 – Ramazan 2017

SHPORTA E RAMAZANIT = 2017 - A3