Të Fundit
250 shporta të Kurban Bajramit 2019

250 shporta të Kurban Bajramit 2019

Miqt e mi, Ju njoftojmë se këto ditë u blenë 250 shporta të Kurban Bajramit, për 250 familje. Shporta e Bajramit do të ketë po të njëjtat produkte ushqimore siç kishte Shporta e Ramazanit, ku gjatë muajit Ramazan u shpërndan 261 shporta të ramazanit për 261 familje, dhe pjesa e mbetur e të hollave nga donatorët e shumtë që kontribuan gjatë muajit Ramazan, do tu paketohet dhe shpërndahet 250 familjeve në prag të festës së Kurban Bajramit.
Andaj kemi obligim moral si para Zotit të Plotfuqishëm dhe para donatorëve ku amanetin e tyre, pasurinë e tyre që na besuan neve si xhami në shpërndarjen e ndihmave, po e përfundojmë me angazhimin maksimal, sinqeritet të plotë dhe me bindje se shpërblimin do ta kemi tek Zoti i Madhëruar, për të gjithë ato që kontribuuan në forma të ndryshme.
Andaj edhe njëherë i falënderojmë nga zemra të gjithë ato që kanë kontribuar në forma të ndryshme, si ato vendas por edhe mërgimtarët tanë, duke e lutur Zotin e Plotfuqishëm që të i shpërblej me të mirat e Tij, dhe ju shtoftë gëzimin në familjet e tyre ashtu siç sollën gëzimin dhe buzëqeshjen në familjet e këtyre familjeve në nevojë, sidomos në prag të kësaj feste të bekuar të Kurban Bajramit.