Në mesditën e ditës së Dielë, me 14.11.2021, pas faljes së namazit të drekës në Xhaminë e Klleznës u mbajt Mevludi tradicional për nder të përkujtimit të lindjes së Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit a.s.
Në këtë Mevlud tradicional morën pjesë imam të xhamive të tjera të rrethinës si dhe familjar të ndryshëm si vendas dhe të tjerë që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.
Hapjen e bëri imami i xhamisë Senad ef. Maku, ku mbajti një hyrje në lidhje me rëndësin e Pejgamberit a.s. në jetën e muslimanit dhe te qëndrimi i muslimanit në këto kohë karshi jetës së Muhammedit a.s., ndërsa ligjëratën kryesore të këtij programi e mbajti imami i xhamisë së Krythës, Amir ef. Tula, i cili foli për rëndësinë e Jetës dhe Misionin e Pejgamberit Muhamed a.s. i cili me ligjëratën e tij përfituam shumë dhe mësuam shumë gjëra të pa dëgjuara më parë.
Pas ligjëratës u kënduan pjesë nga Kurani, pjesë nga Mevludi Sherif, ilahi të ndryshme, lutje dhe salavate për pejgamberin Muhamed a.s.. Mevludi është një nga traditat e muslimanëve shqiptarë. Besimtarët kanë treguar gjithmonë një përkujdesje të veçantë për të, duke e ruajtur këtë traditë ndër shekuj. Kjo, në një fare mënyre, është shenje mirënjohjeje dhe dashurie ndaj ndaj Pejgamberit tonë Muhamed a.s.
Në fund për pjesmarrësit u shtrua një koktej rasti si dhe u shperndanë literature falas.