Të Fundit
Tregtia e satanës (shejtanit)

Tregtia e satanës (shejtanit)

Shkoi satani (shejtani) në treg dhe me vete kishte tre thasë të mbushur plot. Gjatë rrugës takoi një grup njerëzish.

– Për ku je nisur o satan?

– Po shkoj në treg!

– Çka ke  në ato thasë?

– Në njërin kam gënjeshtrat, në të dytin mendjemadhësinë dhe në të tretin zilinë!

– Ato në treg  nuk shiten, askush nuk do t’i blejë!

– Do ti blejnë, do ti blejnë, edhe atë si! Tha satani dhe vrapoi për në treg.

Dhe në të vërtetë, nuk kaloi shumë kohë dhe grupi i njerëzve pa satanin duke u kthyer me thasët e zbrazët.

– Po shohim se mallin tënd e paske shitur gjithin!

– Po, edhe atë me çmim shumë të mirë!

Po, kujt ja shite mallin tënd?

– Gënjeshtrën ua shita tregtarëve, mendjemadhësinë të pasurve, ndërsa zilinë njerëzve të dijshëm!

Dhe iku satani me vrap për të mbushur thasët me gënjeshtra, mendjemadhësi dhe zili.

Që nga fillimi i botës, ky mall i satanës gjithmonë është shitur me të madhe

Enes Kariç

Përktheu: Arsim Dauti