Të Fundit
Shpërblime për nxënësit e Mësim-Besimit të Xhamisë së Klleznës

Shpërblime për nxënësit e Mësim-Besimit të Xhamisë së Klleznës

Viti i Ri Islam fillon me muajin Muharrem, i cili llogaritet muaji i parë në kalendarin Islam. Kjo përkujton madhështinë e këtij muaji si dhe migrimin e të dërguarit të fundit Muhammedit a.s. (paqa qoftë mbi të) të bërë nga Mekka në qytetin e Medinës, sakrificën e të dërguarit të Zotit si dhe të atyre që e ndoqën rrugën e pastër të Islamit.

Andaj me rastin e vitit të ri Islam 1438, konkretisht dje ditën e Dielë me datë 02.10.2016, Xhamia e Klleznës në Ulqin, shkolla fetare “Hafiz Ali Riza Ulqinaku”, si çdo vitë në fund të nivelit, po edhe këtë vitë bëri shpërndarjen e shpërblimeve dhe dhuratave për nxënësit e kësaj shkolle për vitin akademik 2015/2016. Gjithashtu duke iu uruar nxënësve për vijimin dhe fillimin e nivelit tjetër, duke iu uruar suksese të metutjeshme në bankat e kësaj shkolle, për vitin akademik 2016/2017.

Dhuratat ishin nga më të ndryshmet, u shpërndanë për nxënësit e rregullt dhe më të dalluarit gjatë mësimit mësimor, ku në prani të disa familjarëve të nxënësve, imami i xhamisë, konkretisht mësimdhënësi i këtij mektebi bëri ndarjen e tyre.

Donatorët kryesorë të këtij manifestimi ishin Këshilli i Xhamisë së Klleznës ku dhuroi komplet literaturën fetare për nxënësit e këtij niveli me disa dhurata tjera, si dhe pronari i Restorantit IDEA, z. Nusret Tula që bëri dhurata TRE TABLETA për tre nxënësit më të mirë dhe më të rregullt në mësim, si dhe katër nxënësve nga 50 EURO që i kanë mësuar përmendësh 99 emrat e Zotit Fuqiplotë.

Lusim Zotin Fuqiplotë që donatorëve të ju jep bereqet e shëndet dhe të i shpërblej me më të mirat e Tij. Duke i falënderuar nga zemra që përher janë të gatshëm që të kontribuojnë për aktivitetet e Xhamisë së Klleznës.

Tabletët i morën: Arnesa Rexha, Erjon Rexha dhe Ardit Rexha.

Nga 50 euro i morën: Allma Spahiq, Labinot Rexha, Jasmina Spahiq dhe Arnesa Rexha.

2 MP4 dhe 2 MP3 morën: Jasmina Spahiq, Labinot Rexha, Allmir Rexha dhe Allma Spahiq.

Gjithashtu edhe literatura u shpernda në të gjithë nxënësit e mektebit.

Gjithashtu për nxënësit dhe për të pranishmit të tjerë në fund të programit u begatua me një koktej të rastit në paradhomën e xhamisë.

“Sot një nxënës mektebi, nesër një besimtarë i devotshëm, inshallah”.
Zoti e bekoftë rininë tonë.

2016-10-02-11-11-00 2016-10-02-11-30-38 2016-10-02-11-34-19 2016-10-02-11-37-05 2016-10-02-11-42-062016-10-01-00-08-07 2016-10-01-00-20-15 2016-10-02-09-14-06 2016-10-02-10-46-05 2016-10-02-10-46-21 2016-10-02-10-46-34