Të Fundit
Sëmundjet nga të cilat rrezikohen thirrësit

Sëmundjet nga të cilat rrezikohen thirrësit

Njerëzit të cilë besojnë se posedojnë të vërtetat absolute për gjitha gjërat, optimalisht mund të preken nga katër sëmundje të rënda, përfshi këtu edhe ata që ftojnë në rrugën e Zotit, madje nuk do ta teproja nëse them se ata janë më të rrezikuarit nga këto probleme:

1-Besimi se ata janë përfaqësues të autorizuar për njerëzit në këtë botë.
2-Atyre ju takon t’i ndalojnë krijesat të mos rrëshqasin në gabime.
3-Atyre ju takon dominimi, zotërimi, autoriteti dhe kontrolli mbi gjithë njerëzit.
4-Ata kanë të drejtë t’i detyrojnë njerëzit në ato që besojnë apo mendojnë.

Shiqoni tani së si i trajton Kurani fisnik këto problematika!

Kur Allahu i madhërishem i’a tërhjek vërejtjen të Dërguarit të Tij më të dashur, Muhamedit alejhi selam:

– “E ti pra, këshillo, se je vetëm përkujtues, ti ndaj tyre nuk je mbizotërues”!
– “Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshilloje me këtë Kur’an atë që i ka frikë kërcënimit Tim”.
– “E sikur të donte All-llahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të bëmë përcjellës të tyre”.
– “Ne nuk të autorizuam ty mbi ta”.
Atëherë shtrohet pyetja, cili ishte roli i të Dërguarit të Zotit në këtë botë?
“I dërguari nuk ka tjetër obligim vetëm të kumtojë (shpalljen); All-llahu di ç’publikoni dhe ç’mbani fshehtë”.

Nga: Halil Avdulli