Të Fundit
Samir Gjoni fitues i lojës shpërblyese…

Samir Gjoni fitues i lojës shpërblyese…

Të Dielën me datë 28 nëntor 2021, edhe këtë vit si çdo vit me radhë, përfundoj me sukses loja shpërblyese përmes pëlqimeve në facebook për punimin më të mirë me titull: “Poezia, Eseja më e bukur kushtuar Pejgamberit MUHAMED a.s.” të organizuar nga Xhamia e Klleznës gjatë muajit të lindjes së të dashurit tonë Muhamedit a.s.
Pjesëmarrësit në lojë që kanë ofruar punimet e tyre, dhe lërja në dispozicion të publikut, vizitorëve të profilit tonë në facebook përgjatë 20 ditëve, ka bërë që të përzgjedhin tre nga kandidatët më të votuarit, apo duke marrë më së shumti pëlqime (LIKE).
Nga kandidatët më të votuarit ishin, sipas rënditjes:
1. Samir Gjoni (vendi i parë)
2. Suela Rexha (vendi i dytë)
3. Allma dhe Jasmina Spahiq (vendi i tretë)
Imami i xhamisë i nderoi me MIRËNJOHJE dhe komplete librash kushtuar jetës dhe veprës së Pejgamberit Muhamed a.s. dhe literaturë e përgjithshme islame.
I falënderojmë të gjithë kandidatët që morën pjesë me punimet e tyre, ndërsa falënderim të veçantë për gjithë vizitorët e profilit të Xhamisë së Klleznës në facebook që përcjellin aktivitetet tona dhe që bënë të mundur që të përzgjedhin fituesin e kësaj loje.
Me respekt.
Imami i Xhamisë së Klleznës
262539973_2021409338008205_5331547913651784327_n 263547048_2021409628008176_5750029791354988367_n 264259173_2021409601341512_6396208288191166209_n 264012726_2021409588008180_7564237270979000895_n 263291485_2021409568008182_2431109138246267566_n 263627696_2021409378008201_6549157397124626449_n 263687117_2021409281341544_8622454617142059423_n 262581568_2021409231341549_1987178042244193873_n