Të Fundit
Ruaju nga mallkimi i atij që i është bërë zullum

Ruaju nga mallkimi i atij që i është bërë zullum

/Tregim mësimdhënës/

Ka të bëjë me një njeri (burrë), të cilit i është bërë operacion në zemër dhe mjeku e përfundoi operacioninme sukses. Pas disa ditësh, ai vuri re diçka të çuditshme tek pacienti, i cili filloi të ankohej për dhimbje barku dhe i humbi ndjenjat. Mjeku menjëherë i bëri ekzaminimin, dhe pastaj menjëherë pacientin e çoi për operacion, dhe kur e pa, nuk mundi të besonte, organet e këtij burri po copëtoheshin. Mjeku u shtang, ai këtë nuk e kishte parë kurrë më parë në karrierën e tij. U përpoq ta shpëtonte burrin, por burri ra në koma…

Pas disa ditësh, ai u zgjua dhekur foli tha: ‘Ma sillni ‘filan njeriun’!

Mjeku nxitoi te telefoni dhe e thirri atë njeriun, dhe i tha: “Këtu e kam një pacient i cili po vdes, u zgjua nga koma dhe po të kërkon ty të vish këtu.”

Ai njeriu iupërgjigj mjekut: ‘Nuk dua të vij, Zoti e bëftë që të vdesë në mundime!’

Ndërsa mjeku i thotë: “O njeri, bërja hallall çkado që të jetë, organet e tij po copëtohen, njeriu po vdes!

Ndërsa ai njeriu,në anën tjetër të telefonit, përsëri i përgjigjet me të njëjtat fjalë!

Atëherë mjeku e pyeti se çka kishte ndodhë, meqë rast e mori këtë përgjigje:

“Ai njeriu para 30 viteve, ma mori mua dhe fëmijëve të mi tërë trashëgiminë që kishim, më la mua dhe fëmijët në varfëri, unë çdo ditë tash 30 vjet e mallkoj, që ai mos të vdesë derisa t’i copëtohen të gjitha organet e tij, dhe që të vdes në mundimet më të këqija!”

***

Kur Pejgamberi (savs), vendosi ta dërgojë Muadhin në Jemen, ai e këshilloi me këto fjalë:“Ruaju nga lutjet (mallkimet) e atij që i është bërë zullum, sepse me të vërtetë,midis lutjeve të tij dhe Allahut nuk ka kurrfarë perde.” (Buhariu)

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)