Të Fundit
Pse nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj?

Pse nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj?

Të shumtë janë ata që përpiqen të realizojnë Natën e Kadrit, për të arritur shpërblimin e saj, për të përmbushur dëshirat, për të zgjidhur problemet e pazgjidhura dhe për të shlyer mëkatet e tyre.

Sigurisht kjo është një gjë e kërkuar dhe çdokush ka të drejtë të përpiqet për të mirat e kësaj nate.

Megjithate, nuk është mirë të trajtohet Natën e Kadrit sikur të ishte një biletë lotarie, duke e kërkuar atë mes rrënojave, me bindje se do t’i zgjidhim gjitha problemet e kësaj jete dhe botës tjetër.

Nata e Kadrit është një natë me nder, prestigj dhe madhështi sepse në të është shpallur Kur’ani Famëlartë.

*Si mund ta arrijë nderin dhe prestigjin e kësaj nate dikush që nuk e madhëron Kur’anin dhe nuk mundohet të zbatoi atë!?
*Si mund ta arrijë nderin dhe dinjitetin e kësaj nate ai që i përjashton dispozitat e Kur’anit nga jeta e tij?
*Si mund ta arrijë nderin e kësaj nate ai që mbështet tiranet e zullumqaret mbi të shtypurit?
*Si mund ta arrijë nderin dhe mirësinë e kësaj nate ai që përpiqet në tokë të bëjë ngatërresa, gjakderdhje dhe prishje?

Si mundet dhe si mundet???

Sa shumë duhet të rishqyrtojmë konceptet tona fetare dhe edukohemi me kulturën e ndërgjegjshme kuranore, që na çliron nga negativiteti dhe kultura fetare popullore…
Në Natën e Kadrit, prestigjin dhe shpërblimin e saj, mund ta arrijë vetëm ai që madhëron Kur’anin që zbriti në atë natën, ai që mendimet dhe sjelljet i ka të formësuara sipas mësimeve të Zotit.

Nata e Kadrit, nuk ishte dhe nuk do të jetë kurrë një biletë lotarie e rrëmbyer nga një njeri që gjithë vitin është larg Zotit, e në këtë natë qendron i zgjuar me duart e ngritura drejt qiellit, ndërkohë që ushqimi i tij është haram, pija e tij është haram dhe është rritur me haram, pra si mund t’i pranohet atij?!

Nga: Halil Avdulli/mesazhi/