Të Fundit
Pjesë të filmit “Old Shatterhand” viteve 1964 të xhiruara në Kllezën

Pjesë të filmit “Old Shatterhand” viteve 1964 të xhiruara në Kllezën

Para më shumë se 50 vitesh (1964) në territorin e komunës së Ulqinit është xhiruar një pjesë e filmit shumë të njohur Old Shatterhand.

Xhirimet e këtij filmi fillojnë në Firusha të Klleznës, shihet Sheni edhe Gryka në mes të malit Brisë, te vendi i quajtur Shkallmushka, dhe pak mali i Goranës (te tuneli), këto të dhëna i tregon avokati Loro Markiqi.

Në film thuhet se kanë pas rol edhe disa anamalas të vendit tonë.

Në versionin final të filmit janë rreth disa minuta të cilët janë xhiruar në këto zona. Shihni më poshtë videon të përgatitur nga montazhieri Sejdo Ismaili. Gjithashtu edhe disa fotografi të nxjerrura nga filmi në fjalë.

Old Shatterhand është personazh fiktiv nga romani vestern i shkrimtarit gjerman Karl Maja. Ai është emigrant gjerman në Perëndim, mik i bardh dhe vëlla nga gjaku i Vinetusë, kreut të fisit indian Apaç.

Filmi u pritë mirë në kinematë evropiane, ndërsa fitoi edhe çmimin “Ekrani i artë”.

1 2 3 4 5 6 7 8