Xhamia e Klleznës në bashkpunim me xhaminë e Brajshës dhe xhaminë e Kravarit, ditën e Diel me 21.05.2017, organizuan Piknikun ku kësaj here vendargëtimi ishte pranë Liqenit të Shasit.
Pjesë e programit të këtij pikniku ishte, shëtitja në natyrë pranë liqenit, lojëra të ndryshme si futboll, volejboll, tërheqje litarit, vrapimi me thasë etj.
Në ora 12:30 kishim përgatitur drekën (ushqimin) dhe pije të ndryshme freskuese për nxënësit tanë.
Pikniku filloj prej orës 11:00 e përfundoj rreth orës 14:00.
Nxënësit u argëtuan shumë saqë në sytë e tyre vërehej gëzimi dhe dëshira e madhe për aktivitete të tilla, gjë që kjo, neve na shtyn dhe motivon që aktivitetet e tilla mos ti mungojnë asnjëherë xhamisë së Klleznës.
Më poshtë mund të shikoni disa fotografi të përzgjedhura me rastin e Piknikut në Shas.