Muhamedi a.s. ka thënë: “Në muajin Ramazan, Ymetit tim i janë dhënë pesë gjëra që nuk i janë dhënë asnjë të dërguari tjetër përpara meje:
së pari, natën e parë të Ramazanit Allahu xh.sh, agjëruesit i sheh me shikimin e Vet dhe, kë ta shikojë Allahu, atë nuk e dënon;
së dyti, aroma e gojëve të agjëruesve është më e këndshme tek Allahu sesa aroma e myshkut;
së treti, vërtet engjëjt kërkojnë falje për besimtarët, për çdo ditë dhe për çdo natë;
së katërti, Allahu urdhëron Xhennetin e Tij dhe i thotë: Përgatitu dhe stolisu për robërit e Mi, sepse aty në shtëpinë Time dhe nderimet e Mia kanë për të pushuar nga lodhjet e kësaj bote;
së pesti, natën e fundit Allahu Mëshirëplotë i fal të gjithë, e njëri nga të pranishmit pyeti: ’O i Dërguari I Allahut! –A nuk është ajo Nata e Kadrit?’ Pejgamberi iu përgjigj: – ‘Jo, a nuk ke parë se punëtorët punojnë, e pastaj i marrin shpërblimet’”.