Të Fundit
Përshendetje Babi… mezi se po pres të vish në shtëpi…

Përshendetje Babi… mezi se po pres të vish në shtëpi…

“Një shofer kamioni vdiq në një aksident…
Një fëmijë e pyeti babain të tij:
- “Kush ishte ky zotëri i cili vdiq?”
- “Nuk e di biri im, vetëm e di se ai ishte një shofer kamioni.”
Fëmija shkon afër një burri që rrinte në një kamion, dhe me lot në sy e pyeti:
- “Xhaxha, ju mund të më tregoni se çfarë do të thotë të një shofer kamioni?


Shoferi kamionit me një zë dridhës iu përgjigj:
- “Një shofer kamioni është një njeri i cili bën gjumë shumë më pak se njerëzit e tjerë, dhe të cilët ndonjëherë vuajnë nga të ftohtit dhe të nxehtit, pa ushqim të rregullt, duke kaluar përmes furtunës dhe shiut, nuk ka festë për të, në momentet më të rëndësishme nuk është asnjëher në shtëpi. Shoferi kamionit nuk I shef fëmijët e tij se si rriten, nuk mund të kujdeset për ta, kur ata janë të sëmurë. Ai çdo her është përbuzur dhe i fyer (nga Pronaret, shefat dhe 90% e njerëzve të pakuptueshem), vuan dhe jep jetën për të tjerët. Kur ulet pas timonit të kamionin të tij kthehet në një shofer profesionist, pa menduar se mund të ndodhë ndonjë katastrofë, pa menduar se të dielen do të jet I lirë dhe nëse do të jetë kthimi i gjallë dhe i shëndetshëm. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që është e vërtetë për shofer kamioni…”


-Në atë moment ndëgjohet zhurma e telefonit nga kamioni I përplasur. Ky shofer kamionit u largua nga fëmija dhe u nis drejt kamionit për të marrë telefonin. Ishte një mesazh dhe kjo ishte si më poshtë:
- Përshendetje Babi, mora telefonin nga nëna për të të shkruar një mesazh e të them Urime ditëlindjen, mezi se po pres të vish në shtëpi e të jap dhuarën që kam për ty. Nuk kishe mundësi të jesh në shtëpi e të presesh tortën e ditëlindjes tënde së bashku me ne. .. Të dua Babi im, ti je Babi më i mirë në botë, të presim që ti të kthehesh në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur “.


E kjo është jeta e shoferit të kamionëve.
Zoti i pastë në mbrojtje të gjithë shoferat.