Të Fundit
Përsëri nxënësit nga Kllezna përfaqësues në garat Republikane në Mesim-Besim

Përsëri nxënësit nga Kllezna përfaqësues në garat Republikane në Mesim-Besim

Ditën e Enjte me 13.06.2019 në Bashkësinë Islame në Ulqin si dhe në çdo Bashkësi Islame në komunat tjera të Malit të Zi u organizuan garat e mësim-besimit Islam.

Nga xhamia e Klleznës në këtë garë morën pjesë gjithsejt 2 nxënës. 1 nxënës (grupi i parë, klasa 1-5) e që ishte Jasmina Spahiq, ndërsa nxënësi tjetër (nga grupi i dytë, klasa 6-9) Allma Spahiq.

Nga grupi i parë (klasa 1-5) dolën fitues:

1. Jahja Dervishi – klasa III, (xhamia e Bregut)
2. Jasmina Spahiq – klasa V, (xhamia e Klleznes)
3. Abdullah Dervishi – klasa V, (xhamia e Bregut)

Ndërsa nga grupi i dytë (klasa 6-9) fitues ishin:

1. Amin Katana – klasa VI, (xhamia e Lamit)
2. Enes Ukoshata – klasa VI, (xhamia e Lamit)
3. Allma Spahiq – klasa VIII, (xhamia e Klleznes)

Këta nxënës do të përfaqësojnë Ulqinin në garat Republikane, (Meshihati i Bashkësisë Islame në Malin e Zi) në Mësim-Besim në Podgoricë që do të zhvillohen me 15.06.2019, ditën e shtunë.

Nxënësve iu dëshirojmë suksese dhe fitore.

62594632_1582746078546511_2048742427174371328_n 64298795_1582746148546504_8758144520836612096_n