Të Fundit
Pastrimi gjatë ditëve të muajit Muharrem

Pastrimi gjatë ditëve të muajit Muharrem

Pyetja:
a eshte e vertet qe gjate muajit muharrem (10 dite) te agjerimit nuk ben te pastrohemi (te lajme trupin,te lajme tesha ….?

 

Pergjigja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
I nderuar, t‘ua them të drejtën sot për herë të parë po e dëgjojë këtë çështje dhe mu duk shumë intreresante. Jo, kjo që e parashtroni ju, nuk është e vërtetë. Pra lejohet plotësisht të pastroheni, trupin rrobet, shtëpinë etj etj, gjatë tërë ditëve të vitit përfshirë këtu edhe këto dhjetë ditë të muajit Muharrem. Unë nuk e di ku e ka zanafillën kjo bindje e kotë, por është në kundërshtim me parimet e shnosha të islamit, me argumentet autentike islame dhe me vetë logjikën e shëndoshë të njeriut, andaj është vetëm një bestytni që duhet të flaket- të hedhet poshtë. Ne e kemi të lejuar të pastrohemi edhe ditëve të Ramazanit e ku më ditëve të muharremit. Pastrohu vëlla e mos i beso kësaj bestytnie. (J.Zimeri)