Të Fundit
NJOFTIM: Dita e parë e Fitër Bajramit, e Enjte, 13 Maj 2021

NJOFTIM: Dita e parë e Fitër Bajramit, e Enjte, 13 Maj 2021

Xhamia e Klleznës njofton besimtarët e vet se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e Mërkurë, më 12 Maj 2021.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është e Enjte, më 13 Maj 2021.

Njoftohen xhemati i xhamisë së Klleznës se namazi i sabahut nuk do të falet në Xhami.
Xhamia do të hapet në ora 5:45, ku në ora 6:00 do të falim namazin e Fitër Bajramit.
Jemi të obliguar që përshkak të pandemisë dhe rregullave të dhëna nga institucionet, që ti marrim me vete sexhadet ose peshkirin për falje, maskat si dhe të mbajm distancën në xhami.

Këshilli i Xhamisë së Klleznës, Imami i xhamisë si dhe Forumi Rinor i Xhamisë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër-Bajramit!