Të Fundit
“Një letër nga shejtani (djalli)”

“Një letër nga shejtani (djalli)”

Unë të pashë ty si i fillon veprimet e tua të përditshme. U zgjove ndërsa nuk e fale namazin e sabahut, nuk e falënderove Allahun për bekimet dhe për ushqimin, nuk u lute para se të biesh të flesh. Ti je aq jo falënderues, këtë e pëlqej tek ty. Nuk mund të ta them sa më bëhet qejfi që ti nuk e ndërron mënyrën e jetesës tënde. O budalla, tani je i imi.

Mbaje mend, ti dhe unë kemi marrëdhënie të njëtrajtshme me vite, dhe unë akoma nuk të dua. Në realitet, unë të urrej, të përdori ti që ti hakmerrem Zotit. Ai më hodhi jashtë mëshirës së Tij, ndërsa unë do të shfrytëzoj ti sa më gjatë të jetë e mundshme që ti hakmerrem. O Budalla, Allahu TË DONË TI dhe AI ka plane të mëdha për ty. Por ti ma përkushtove jetën tënde mua dhe unë do të mundohem që ta bëj një ferr të gjallë. Kështu që ne do të jemi bashkë dy herë.

Në realitet unë i dëshmoj Atij kush është bosi i jetës tënde. Në të gjitha ato kohëra të mira… ne shikonim filma të fëlliqur, mallkonim njerëzit, festonim, vidhnim, mashtronim, ishim hipokrit, bënim kurvëri, flisnim fjalë të papëlqyeshme, përgojonim, tradhtonim, nuk i respektonim pleqtë dhe udhëheqësit, nuk i respektonim faltoret, kishim sjellje të keqe… dhe shumëçka të cilave nuk dëshiron t’u largohesh.

O budalla, hajde të digjemi bashkë përgjithmonë. Unë kam ca plane të nxehta për ty. Ndërsa kjo letër është vetëm mirënjohje nga unë për ty. Dëshiroj të “të falënderoj!” që më lejon të të përdori për shumicën e jetës tënde të pamend. Ti je aq naivë, unë të përqeshi për çdo ditë. Atëherë kur sprovohesh me mëkate, ti thjeshtë i dorëzohesh. Mëkati tani më ka marrë tatimin në jetën tënde. Tani dukesh 20 vjet më plak, unë kam nevojë për gjak të ri. Tani shko dhe mësoji fëmijët që të mëkatojnë.

E tëra që duhet të bësh është të pishë duhan, pije alkoolike, të mashtrosh, të luash bixhoz, të përgojosh, bësh kurvëri, vallëzosh… Bëje këtë në prezencën e fëmijëve dhe ata do të imitojnë. Të tillë janë fëmijët.

Tani, o budalla, duhet të largohem. Do të kthehem pas disa sekondave të të josh përsëri. Por sinqerisht po ta them, të gabosh kaq shumë në këto vite, është qesharake. Nuk unë jam këtu që të ta tërheq vëmendjen për atë çfarë të pret, këtu jam që ta shfrytëzoj dhe harxhoj jetën tënde mbasi ti mi hape dyert dhe me le brenda. Mos më keqkupto, unë akoma të urrejë ti… kjo është vetëm që ti të mbetesh një budalla i padëgjueshëm.

Burimi: islamicinformation.net

Përshtati: Lutfi Muaremi (Islampress)