Të Fundit
Nga Ulqini këtë vit për në Haxh 23 besimtarë.

Nga Ulqini këtë vit për në Haxh 23 besimtarë.

Dje në Ulqin në xhaminë Namazgjah u bë duaja tradicionale e haxhijve të cilët këtë vit udhëtojnë nga Ulqini për haxh.

Ne programin e duasë së haxhijve mori pjesë dr. Behlul ef. Kanaqi zv/reis i Malit të Zi i cili pas pëshendetjës nga kryeimami i Ulqinit mr. Ali ef. Bardhi foli për haxhin, kuptimet e tij të thella dhe simbolikat e tij.

Jusuf ef. Dervishi foli për anët organizative të haxhit ndërsa në fund h. Mirsad ef. Muçaj bëri duanë e haxhijve. Programi kaloi në një atmosferë të veçantë haxhi e emocionësh duke përshendetur 23 haxhijtë e Ulqinit që udhëtojnë për në haxh dhe duke përcjellur selame për vendët e shenjta islame.

Poashtu sot në mengjës u organizua përcjellja tradicionale e haxhijve të cilët në orët e para të mengjesit u nisem nga stacioni i autobusëve për Tiranë për t’iu bashkangjitur rradheve të haxhilerëve tjerë drejt udhëtimit shpirtror./islam-ul/