Të Fundit
Në total: 455 Shporta për 455 Familje në nevojë.

Në total: 455 Shporta për 455 Familje në nevojë.

Në aspektin e bamirësisë dhe humanizmit, përmes një organizimi, tashmë të rëndomtë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, për të 9-in vit me radhë Xhamia e Klleznës shpërndau SHPORTËN E KURBAN BAJRAMIT si aksion humanitarë bamirës në ndarjen e ndihmave që iu dedikua familjeve me gjendje ekonomike të rënduar në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë.
Në netët e Kurban Bajramit, Xhamia e Klleznës shpërndau 250 Shporta të Bajramit për 250 familje, ku Shporta festive përmbante gjërat elementare ushqimore dhe ato higjienike.

Ju njoftojmë se, Shporta e Bajramit kishte po të njëjtat produkte ushqimore siç kishte Shporta e Ramazanit, ku gjatë muajit Ramazan u shpërndanë 205 Shporta të Ramazanit për 205 familje, dhe pjesa e mbetur e të hollave nga donatorët e shumtë që kontribuuan gjatë muajit Ramazan, dhe të atyre që kontribuan në prag të festës, u shpërndanë në 250 familje për festën e Kurban Bajramit.

Andaj kemi obligim moral si para Zotit të Plotfuqishëm dhe para donatorëve ku amanetin e tyre, pasurinë e tyre që na besuan neve si xhami në shpërndarjen e ndihmave, e përfunduam me angazhimin maksimal, sinqeritet të plotë dhe me bindje se shpërblimin do ta kemi tek Zoti i Madhëruar, për të gjithë ato që kontribuuan në forma të ndryshme.

Andaj edhe njëherë i falënderojmë nga zemra të gjithë ato që kanë kontribuar në forma të ndryshme, si ato vendas por edhe mërgimtarët tanë, duke e lutur Zotin e Plotfuqishëm që të i shpërblej me të mirat e Tij, dhe ju shtoftë gëzimin në familjet e tyre ashtu siç sollën gëzimin dhe buzëqeshjen në familjet e këtyre familjeve në nevojë, sidomos në prag të kësaj feste të bekuar të Kurban Bajramit.

Cka do të thotë që Xhamia e Klleznës për këto dy festa të mëdha shpërndau githsejtë 455 shporta.

Nëntë vite sukses patëm, nëntë vite trokitem në dyert tuaja, nëntë vite sollem tek ju një buzëqeshje, shpresojmë se kështu do të vazhdojmë edhe më tutje, deri atëherë mirë u takofshim në aktivitetet e rradhës.

 

Me respekt, Imami i xhamisë
Senad ef. Maku

229647102_1927301164085690_1762809507075961151_n 230892808_1927301244085682_7917943616736719398_n 233791024_1927300834085723_5499238219144185915_n 230364488_1927301237419016_5288168714573825775_n 229441940_1927301317419008_8185136468758833013_n 232212193_1927301344085672_4533292323818987297_n 231792376_1927301290752344_1428680982087272965_n 230448563_1927301110752362_8655383900400231181_n 230850986_1927301560752317_7497718912404481926_n 229725315_1927301047419035_897738625978225239_n 228999540_1927300870752386_1407048400248978733_n 230705909_1927301427418997_3686335293896850246_n 232378137_1927301177419022_9159368522117902477_n 229848425_1927301127419027_3271482643681062453_n 230029102_1927301030752370_1303670492889750274_n 232904869_1927300960752377_7684451266153623561_n 233151201_1927300890752384_3116418793534405605_n 228919143_1927301494085657_2005015932838388396_n 230605927_1927301540752319_3281327841595121374_n 235036232_1927301467418993_4873080895879559646_n 232723571_1927301410752332_2723491450733001873_n 232100479_1927300984085708_3052690191375251283_n