Të Fundit
Ne jemi tepër të çmuar për ata që na duan

Ne jemi tepër të çmuar për ata që na duan

Shpesh herë ne mund të jemi të pikëlluar apo të ndjehemi të pavlefshëm dhe në depresion. Kjo shpesh herë ndërlidhet me ndjenjat tona, apo zemërmin me veten apo me të tjerët. Ndërkaq hidhërimi është një sëmundje e tmerrshme që mund të na shkaktojë dëme të mëdha në trupin tonë dhe gjithashtu mund ta prish marrëdhëninen tona me të tjerët.

Zoti i Madhëruar çdo gjëje ia jep qenësinë e vet. Asgjë nuk ekziston nga rastësia, por gjithçka është krijuar me precizitet dhe në mënyrë koncize dhe e drejtuar kah një qëllim, madje deri në detalin më të vogël.

Më tej asgjë nuk është e pavlefshme dhe e parëndësishme. Çdo gjë luan rolin e vet për të arritur qëllimin e krijimit të gjithëmbarshëm. E qeniet njerëzore janë krijimi më i mirë e më i përkryer i gjithësisë. Së këndejmi, si të tillë, ne, gjithashtu, kemi një qëllim në këtë jetë. Si rrjedhojë, ne nuk duhet të ndihemi të pavlefshëm e të padobishëm.

Më tej, gjithmonë duhet ta mbajmë në mend se jemi tepër të çmueshëm prej atyre që na duan me të vërtetë, ashtu siç është shpjeguar në rrëfimin vijues.

Një spiker i mirënjëhur nisi seminrain e tij duke mbajtur në dorë një banknotë prej 20 dollarësh. Në atë dhomë ishin të pranishëm 200 veta. Ai pyeti: “Kush dëshiron ta ketë këtë bankënotë 20 dollarëshe?”, ndërsa aty filluan të ngrihen duar.

Ai më pas tha: “Unë do t’ia jap njërit prej jush këtë bankënotë, por, së pari, më lejoni të bëj një gjë!” Ai filli ta rrudhë atë bankënotë dhe tha: “Kush e do tani këtë?”, por duart ende ishin të ngritura. Spikeri, më pastaj tha: “Po mirë, nlse bëj këtë” dhe e hudhi atë në dysheme dhe filloj ta shekl me këpucë. Më pas e ngreu lart, ashtu tëshprishur dhe tha: “Kush e dëshiron si të këtillë?” e duart ende ishin të ngritura.

URTËSIA

Të dashur miq! Mësuam një mësim të vlefshëm. Pa marrë parasysh se çfarë i kishte ndodhur bankënotës, ajo sërish dëshirohej, për shkak se nuk i kishte humbur vlera. Pra, ende vlente 20 dollarë. Në anën tjetër, edhe nle rrëzohemi , si rezultat i rrethanave të ndryshme. Megjithatë, pa marrë parasysh se çka ndodh, ti asnjëherë nuk do ta humbësh vlerë tënde, qoftë edhe nëse je i ndotur. Pra, ti ende çmohesh nga ata q të duan. Gjithashtu, mundohu njëkohësisht ta pranosh se çka je në të vërtetë, sepse të gjithë nuk janë të njëjtë.

Përshtati: Lutfi Muharemi