Të Fundit
Musai a.s dhe gruaja që lutej për fëmijë

Musai a.s dhe gruaja që lutej për fëmijë

Transmetohet se në kohën e Musait a.s erdhi një grua tek ai dhe i tha: “O pejgamber i Zotit lute Allahun të më dhuroj një fëmijë të hajrit. Musa a.s e luti Allahun, mirëpo Ai i shpalli se asaj gruaja i është caktuar të jetë sterile.

Pas një viti ajo përsëri erdhi tek Musai a.s dhe i tha të njëjtën gjë, ndërsa Musai a.s e luti Allahun, mirëpo Ai përsëri i shpalli se ajo është caktuar të jetë sterile.

Pas një viti Musai e takoi të njëjtën grua por me fëmijë në krah. E pyeti se i kujt është fëmija, ndërsa ajo iu përgjigj se është e saj. Atëherë Musa a.s. e pyeti Allahun se si është e mundur kjo, kur Ai e kishte caktuar se do të jetë sterile.

Allahu i Madhërishëm i shpalli: “Ajo gjithmonë lutej “O më i Mëshirshmi”, andaj mëshira Ime tejkaloi caktimin Tim.

Muhamedi a.s ka thënë: “Asgjë nuk e ndryshon vendimin e Allahut, përpos duasë – lutjes”.