Të Fundit
Medina Cura nga Kraja fituese e lojës shpërblyese.

Medina Cura nga Kraja fituese e lojës shpërblyese.

Sot e Diel me datë 01.03.2015, përfundoj me sukses loja shpërblyese përmes pëlqimeve në facebook për punimin më të mirë me titull: “Poezia, Eseja më e bukur kushtuar Pejgamberit MUHAMED a.s. të organizuar nga Xhamia e Klleznës.

Pjesëmarrësit në lojë që kanë ofruar punimet e tyre, dhe lërja në dispozicion të publikut, vizitorëve të profilit në facebook të xhamisë së Klleznës gjatë 7 ditëve, ka bërë që njëri nga kandidatët të fitojë vendin e parë duke marrë më së shumti vota, pëlqime (LIKE).

Nga kandidatët vendas dhe jashtë vendit që morën pjesë, më të votuarit ishin:

1. Medina Cura (nga Kraja), 446 vota, pëlqime.

2. Besmir Asllani (nga Kravari – Çaprej), 214 vota, pëlqime.

3. Merdijan Rexha (nga Kllezna), 208 vota, pëlqime.

4. Valmir Bajri (nga Kravari – Shtegvash), 151 vota, pëlqime.

5. Ndërsa kandidatët tjerë kishin nën 70 vota, pëlqime.

KLIKO KËTU PËR TË PARË PUNIMET E KANDIDATËVE

Vendin e parë e fitoj Medina Cura nga Kraja, me të cilën Xhamia e Klleznës e nderoi me MIRËNJOHJE. Mirënjohjen ia dorëzoi Kryetarja e Forumit Rinor të Xhamisë së Klleznës znj. Xhemale Elezi. Ndërsa imami i xhamisë z. Senad ef. Maku i dhuroj një komplet librash kushtuar jetës dhe veprës së Pejgamberit Muhamed a.s. dhe disa dhurata tjera.

I falënderojmë të gjithë kandidatët që morën pjesë me punimet e tyre, ndërsa falënderim të veçantë për gjithë vizitorët e profilit të Xhamisë së Klleznës në facebook që përcjellin aktivitetet tona dhe që bënë të mundur që të përzgjedhin fituesin e kësaj loje.

Jeni pjesë e aktiviteteve tona, ku do të kemi edhe surpriza tjera në vazhdimësi.

 

Me respekt.

Këshilli i Xhamisë së Klleznës.

Punimi i Medina Curës

6. MEDINA CURA

2015-02-28 18.24.51 2015-02-28 18.25.51 2015-02-28 18.27.51 2015-02-28 18.29.51 2015-02-28 18.30.57 2015-02-28 20.36.33 2015-02-28 20.45.09 2015-03-01 10.18.55 2015-03-01 10.19.22 2015-03-01 13.05.39 2015-03-01 13.06.03