Të Fundit
Magjia?! A u prek Pejgamberi Muhamed a.s nga Magjia? Kush është ilaçi i saj?

Magjia?! A u prek Pejgamberi Muhamed a.s nga Magjia? Kush është ilaçi i saj?

Magjepsja ose magjia është një sëmundje dhe gjëndje jo e rregullt që duhet të trajtohet si të gjitha parregullsitë e tjera, ajo si çdo sëmundje shfaq siptmoat e saj ku mes tyre dallojmë: mashtrimi, shikimi imagjinar, magjepjsa, mahnitja dhe kuptimet e gabueshme, përpos treguesve të tjerë të cilët kohë pas kohë mund ta mashtrojnë perceptimin e drejtë të individit. Udhëzimi i të Dërguarit [ sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] në përcaktimin e kësaj fushe është ndarë në dy katigori: eleminimi i aktit kriminal dhe kryerja e purgacionit dhe ekulibrimi i sekrecioneve te trupit. E para është me konsekuente dhe kushtëzon sbulimin e aktit kriminal pra eleminiin dhe zhdukjen e tij. Rreth kesaj teme Buhari në librin e mjekësisë 658 transmeton se Aisheja[ radijall-llahu anha] ka treguar se një antar i fisit Beni Zurejk, i njohur me emrin Lubejd bin al A’sam e ka kryer një akt të keq kundër të Dërguarit të All-llaht, i cili më vonë kishte ndier disa dhembje koke të veçanta, disa shqetësime dhe dobësi të përgjithëshme. Një ditë i Dërguari [ sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] ishte duke pushuar në shtratin e tij dhe dy melek(engjëj) i qënduran pranë kokës. Njëri prej tyre e pyeti:

  • Nga se vuan?!
  • i dyti i tha: Është i magjepsur
  • Kush e magjepsi?
  • Lubejd bin el- A’sami.
  • Si e magjepsi?
  • Ai e bëri këtë duke përdorur krehrin e të Dërguarit[ sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem], pak qime flokësh që kanë mbetur në krehër dhe një kore të polenit të pamlmës.
  • Engjëlli i parë e pyeti: ku i groposi?
  • I dyti iu përgjigj: i groposi brenda pusit Sarvam.

Pak çaste më pas i Dërguari [ sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] hapi sytë dhe u kthe nga Aisheja [ radijall-llahu anha] dhe i tha: “Oj Aishe, All-llahu më tregoi për atë që e pyeta.” Më pas i tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe gjatë përshkrimit të burimit i Dërguari Alejhi Selam tha: “Oj Aishe, ngjyra e ujit të tij mori ngjyrë të kuqe të mbyllët siç është estrakti i gjetheve të kënasë. Pastaj majat e palmës afër burimit dukeshin si kokat e shejtanëve.”

Më pas Profeti Muhammed Alejhi Selam e zbuloi vendin se ku ishte fshehur magjia dhe All-llahu i Gjithëpushtetshëm, i Gjithëfuqishëm i dhuroi përmirësim të plotë dhe në të ardhmen e shpërbleu me mbrojte të pagabueshme nga qëllimet e këqia njerëzore.

 

Duke u bazuar në këto dhe në shumë informacione të tjera vërejme dhe dalim në një përfundim që magjia është një dukuri që ekziston. Ekzistencën e saj e ka dëshmuar dhe Profeti jonë i dashur Muhammedi[ sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem]. Magjia jep disa efekte tek njeriu të cilat vërehen dhe duken qartasi nga gjendja normale e trupit të njeriut. Por a duhet të frikësohemi ne për magjinë? Aktualisht sot edhe nga pa inforimi ka familje, të cilat mbase e përjetojnë dukurinë e magjisë në formën me të keqe duke e marë atë si truamë. Por duhet të dime se magjia është një dukuri e së keqes dhe individët të cilët meren me këtë dukuri nga vetë karaketi janë të këqinj. E keqja asnjëherë nuk dominon mbi të mirën. E mira e mund të keqen.

 

Si mundet ta shërohemi nga magjia?! Cilat janë ilaçet shpirtërorë?

Ilaçet shpirtërore janë antipodë të vërtetë kundër magjiësë dhe magjepses sepse e vëretea është armik i përbetuar i gënjeshtrës. Individi duhet të koncentreohet në rrugën e drejtë dhe të vërtetë. Ai duhe ttë marë njohuri të mjaftueshme.  Zemra e besimtarit duhet të mbushet me ditën e All-llahut të Gjithëfuqishëm. Nëse njeriu vëren në veten e tij se i janë shfaqur këto siptoma ai/ajo nuk duhet të përhapë panik në veten e saj. Një besimtar i cili beson fuqishëm Krijuesin e Gjithësisë nuk ka frike nga magjia sepse gjithçka është në dorën e Krijuesit. Ka thënë Profeti i njerëzimit Muhammedi Alejhi Selam: “Për çdo sëmundje ka ilaç.” Pasi njeriu i vëren këto dukuri në trupin e tij është e këshillueshme që të dëgjoje Rukje. Shumë prej jush do thonë: ku ti gjejme rukjet? Sot me avancimin e teknologjisë rukjet mund ti gjeni vetem me anë të nje klikimi në youtube. Pasi i vendosin rukjet personi i cili shfaq shqetësime mund ti heqe dhe ti rivendosë përsëri derisa të normalizohet.  Nësë dikush vendos rukje dhe e dëgjon normalisht pa asnjë komplikacion që mund ti krijohet tek vetja e tij ai/ajo nuk është i prekur nga këto siptoma. Për mbrojtjen e magjisë dhe të syrit njeriu këshillohet të lexoje dy suret nga Kur’ani famëlartë El-Felek dhe En- Nas. Madje e pranueshme është edhe fakti nëse Rukjet vendosen të dëgjohen me zë në ambjentin e shtëpisë gjatë ditës ose gjatë natës, mbasi gjithë pjestarët e familjes flenë. Muslimani dhe Muslimania duhet të dijë faktin se në momentin që futesh në shtëpi dhe në momentin që je ulur për të konsumuar një vakt duhet të thuash BISMILAH. Nëse këto gjejnë zbatim familja juaj do të jetë e mbrojtur nga All-llahu prej shejtanit të mallkuar. Kur një Musliman jeton me rregullat e Krijuesit të Gjithësisë këto gjëra nuk e prekin por edhe në raste se ato e prekin këto largohen shum shpejt nga jeta e tij./elvisnaci.al/