Të Fundit
Kush janë njerëzit më të mirë?

Kush janë njerëzit më të mirë?

Mirësia dhe e mira në islam ka kritere dhe shkallë të ndryshme të cilat janë përmendur në hadithet e Muhamedit a.s. Në vazhdim j’ua sjellim disa nga to.

– Më të mirët nga ju janë ata që mësojnë Kuranin dhe ua mësojnë edhe të tjerëve.

– Më të mirët nga ju janë ata me sjelljen më të bukur.

– Më të mirët nga ju janë ata që  shpërndajnë ushqim dhe përhapin selamin.

-Më të mirët nga ju janë ata që janë më të mirët ndaj grave të tyre.

– Më të mirët nga ju janë ata të cilët kur i shihni j’ua përkujtojnë Allahun.

– Më i miri nga ju është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit.

– Më të mirët nga ju janë ata të cilët janë më të mirë ndaj fqinjëve.

– Më të mirët nga ju janë ata të cilët e kthejnë borxhin në mënyrën më të mirë.

– Më i miri nga ju është ai i cili ka zemër të pastër,  nuk bën zullum, nuk xhelozon dhe është i sinqertë.

Lusim Zotin e Madhërishëm të na bëjë nga njerëzit më të mirë në dunja dhe ahiret

Përshtati: A. D. Islampress