Të Fundit
Kush është i VERBËR?!

Kush është i VERBËR?!

Disa përsona me ironi e pyetën Imam Ahmed bin Hanbelin-Allahu e mëshiroftë-gjatë prezencës së tij në një xhami të mbushur me besimtarë.
O imami ynë a mund ta imagjinoni sa adhurues ka në xhami ?!
(Atyre sikur u pëlqeu turma e besimtarëve në xhami) .Imam Ahmedi u përgjigj: asnjë.
Ata i thanë me habi: a je i verbër?
Ai iu përgjigj atyre:
I VERBËR është ai që mbyll sytë para një të veje, së cilës i dhemb koka nga barra e rëndë.
I VERBËR është ai që kthehet kah kibleja dhe ua kthen shpinën jetimëve dhe të varfërve.
I VERBËR është ai që i bën sexhde Allahut dhe është mendjemadh ndaj robërve të Tij.
I VERBËR është ai që ishte në safin (radhën) e parë të adhuruesve, por mungonte në radhët e të uriturve dhe aty ku duhej ta thoshte të vërtetën.
I VERBËR është ai që jep lëmoshë një herë edhe pse mund ta bëj shpesh herë .
I VERBËR është ai që agjëron duke braktisur ushqimin por nuk agjëron duke e braktisur haramin.
I VERBËR është ai që bën tavaf rreth Qabës dhe harron të bën tavaf rreth të varfërve që vdesin çdo ditë nga varfëria e skajshme.
I VERBËR është ai që thërret ezanin , por nuk i respekton prindërit.
I VERBËR është ai që falet dhe agjëron, pastaj mashtron gjatë shitblerjes.
I VERBËR është ai që i lutet Zotit ,kurse zemra e tij mban mëri, urrejtje dhe përbuzje për vëllezërit e tij muslimanë.
I VERBËR është ai që ka një mospërputhje midis adhurimit, moralit dhe sjelljës së tij.
I VERBËR është ai që fal namazin, bën sexhde dhe agjëron , por në të njëjten kohë përkrah zullumqarët.
I VERBËR është ai që falet dhe agjëron ndërsa duart e tij janë të përlyera me gjakun e muslimanëve.
I VERBËR është ai që merr një pjesë të fesë dhe lë pjesën tjetër.
I VERBËR është ai që falet dhe nuk përfiton nga namazi i tij.
Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kuran:
“E kush ka qenë i verbër në këtë botë do të jetë i verbër edhe në atë botë dhe ai e ka humbur rrugën keq.“ El-Isra: 72
Kjo ishte një përgjigje e rrallë nga Imam Ahmedi r.a.
Allahu na udhëzoftë drejtë fetarisë së vërtetë!

Nga arabishtja Bedri Syla