Të Fundit
Kryetari i komunës z. Fatmir Gjeka merr pjes në faljen e Kurban Bajramit në Xhaminë e Klleznës.

Kryetari i komunës z. Fatmir Gjeka merr pjes në faljen e Kurban Bajramit në Xhaminë e Klleznës.

Me rastin e Kurban Bajramit, si çdo herë Xhamija e Klleznës ka qenë e mbushur me xhemat që prezantuan në faljen e namazit të Sabahut dhe namazit të Kurban Bajramit.

Patëm nderin qe në mesin e xhematit tonë në faljen e namazit të Bajramit të kemi mysafirë Kryetarin e Komunës z. Fatmir Gjeka i cili pranoj ftesën e Këshillit të Xhamisë së Klleznës të jetë në këtë ditë festive në mesin e xhematit të Klleznës.

Në emër të Këshillit të Xhamisë dhe në emrin e xhematit të Klleznës e falenderojmë Kryetarin e Komunës qe pranoj ftesën tonë, ku ai edhe përcjelli urimet e para mysafirëve në këtë ditë të madhe të Kurban Bajramit, ku të gjithëve ju uroj që këto ditë ti kalojnë në gëzim dhe harmoni familjare.

Mbas namazit të Bajramit në oborrin e xhamisë si çdo bajram edhe këtë bajram patëm të shtruar sofrën e mëngjesit me ushqim dhe koktej të begatë të organizuar nga Këshilli i Xhamisë dhe Forumi Rinor.

Gëzuar të gjithëve festën e Kurban Bajramit, dhe lus Zotin e Plotëfuqishëm të na shtojë pasurinë dhe bereqetin të gjithëve. Amin.

Me respekt
Këshilli i Xhamisë së Klleznës
Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznes.

2abf0e2de69a07ef360bf1676ecc32f440bc71cc04ec239f29d97de0c9ec4b39 3f5149b9ff5ebb5e9a70312e93109ec2dc1d3c5d2de294f96d0e75d63caca11e 2015-09-24 07.50.34 a31b882b1b9758e9fd6e4fe692a72936dc1a4cab81e8fad242d8a1cb485d8939