Të Fundit
Kllezna fiton Ligën e Anës së Malit 2022

Kllezna fiton Ligën e Anës së Malit 2022

Natë magjike sportive në praninë e mbi 700 shikuesve ishte ajo e së dielës mbrëma në objektin sportiv ‘‘Ilirët’’ në Brajshë ku u përmbyll me shumë sukses liga e futbollit të vogël të Anë së Malit.

Mbrëmja e ndeshjes finale ishte gërshtetuar siç është më së së bukur ku organizatorët ishin përjekur dhe ja kanë arritur në tërësi ta realizojnë më sukses në atë çka kishin menduar. Ndeshja për vendin e tretë të ligës, pastaj finalja e moshave, ndeshja e veteranëve si dhe gara në diciplina të ndryshme simpatike bënë që shikuesit të rrinë pa shkëputje deri në momentin e fillimit të finales se madhe ndërmjet ekipeve Shtoderi dhe Kllezna, shkruan Ulqini Online.

Në ndeshjen finale pas një loje shumë të bukur dhe të forte sportive fitoi ekipi i Klleznës pas ekzekutimit të penalltve me rezultatin 2:1. Golat nga pika e bardhë e vëllezërve Rexha për ekipin e Klleznës  e bënë të pavlfshme golin e Ramës të ekipit të Shtodrit duke i dhënë Klleznës titullin kampion për edicionin e këtij viti të Ligës në tuboll të vogël të Anës së Malit.

Pjesa më e bukur e ndeshjes ishte përfundimi i takimit ku përshendetja vëllazërore e sportive në mes lojtarëve të të dy ekipeve i dha kuptim të plotë gjithë aktivitetit.

Me një fjalë, kjo ligë futbollistike e gjallëroi për një muaj Anën e Malit dhe për këtë meritë kanë të gjithë pjesmarrësit e këtij aktiviteti e sidomos organizatorët.

Ju lumtë!

2022-06-20 09.50.52 2022-06-20 09.50.55