Të Fundit
Katër ide negative që ta prishin të ardhmen

Katër ide negative që ta prishin të ardhmen

Janë katër ide negative që ta prishin të ardhmen:
1. Të mendosh se të gjithë i ke armiq dhe që askush nuk ta do të mirën. Kjo ide të pengon të mendosh drejt dhe, rrjedhimisht, ta pengon suksesin.
Ka gjithmonë njerëz që meritojnë besimin tënd, jepjua atyre!
2. Të frikohesh nga opinionet e të tjerëve për ty dhe nga kritikat e tyre. Kjo ta kufizon mundësinë për të gjetur ide të reja dhe, rrjedhimisht, ta kufizon suksesin.
Duhet të bësh kujdes të mos të humbasë vetëbesimi i nevojshëm.
3. T’u nënshtrohesh problemeve që të dalin. Kjo të bën të mos vazhdosh e të dështosh.
Duhet të kesh trimëri dhe të gjesh forcë e kurajo që të ballafaqohesh me problemet eventuale.
4. Të humbësh zotërimin e gjërave që ke planifikuar t’i bësh. Secilit, nganjëherë, mund t’i humbë filli.
Në këtë rast, nuk duhet të dorëzohesh, por t’i ribësh llogaritë nga e para dhe të rinisësh më sigurt.

Nga: Prof. Ilmi Rexhepi