Të Fundit
Ju ftojmë në aksionin humanitar “Shporta e Ramazanit 2023”

Ju ftojmë në aksionin humanitar “Shporta e Ramazanit 2023”

XHAMIA E KLLEZNËS – vazhdon aksionin humanitar gjatë tërë muajit Ramazan. Ku, për të njëmbëdhjetën vit me radhë ndërmerr aktivitetin humanitarë në bashkëpunim me ju bamirës të nderuar, e cila është urëlidhëse mes jush dhe nevojtarëve.

Kërkojmë, që, për hatër të Zotit, të startojmë me 10 euro, t’i nxjerrim nga xhepi ynë, ku me mjetet që do të mblidhen, do tju dhurojmë familjeve në nevojë dhe shtresave përkatëse, pakot ushqimore.

Ejani që të bëhemi bashk si çdo here, t’ia zgjasim dorën njëri-tjetrit, ku, kënaqësinë e këtij muaji të bekuar ta përjetojë çdo kush!

Mos ta harrojmë fjalën hyjnore, ku Zoti i Madhëruar na drejtohet: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri”.

 

Bamirës ju faleminderit në emrin tonë si komision dhe në emrin e krejt atyre nevojtarëve.
Zoti ju bekoftë.

Kontribuoni dhe Telefononi në:
069 649 664

069 561 616
(Na kontaktoni për kontributin që ofroni, dhe NE vijmë në vendin e përcaktuar nga ju)

Ulqin, 25.03.2023 – Ramazan 2023.
Komisioni i Shportës së Ramazanit.

viber_image_2023-03-26_13-00-45-064