Të Fundit
Jeta jonë ndodhet në këtë tregim

Jeta jonë ndodhet në këtë tregim

Një ditë prej ditësh, një njeri ishte duke udhëtuar në një udhëtim, në shoqërim të gruas dhe fëmijëve të tij.

Në rrugëtim ata takojnë një person, i cili ishte i ndalur në rrugë, me të cilin fillojnë një bisedë:
Njeriu e pyeti: Kush je ti?
Iu përgjigj: Unë jam Pasuria.
Burri e pyeti gruan dhe fëmijët e tij: A ta lejojmë këtë të udhëtoj me ne?
Të gjithë iu përgjigjen: Po si jo, me pasuri mund të bëjmë gjithçka dhe të posedojmë çdo gjë që dëshirojmë.
Dhe hipi pasuria me ta, dhe vazhduan rrugëtimin, derisa e takojnë një tjetër person.
Babai e pyeti: Kush je ti?
Ai iu përgjigj: Unë jam Pushteti dhe Pozita.
Sërish u kthye burri kah gruaja dhe fëmijët e tij dhe i pyeti se a mund ta lejojnë këtë njeri të udhëtoj me ta?
Dhe të gjithë njëzëri iu përgjigjën: Gjithsesi, me pushtet dhe pozitë mund të arrijmë gjithçka dhe të posedojmë çdo gjë që dëshirojmë.
Dhe kështu hipi me ta edhe pushteti e pozita.

Karroca prapë lëvizi për ta plotësuar udhëtimin e saj. Përgjatë rrugës takuan shumë persona dhe të gjitha dëshirat, epshet dhe kënaqësitë e kësaj bote, por për çudi asnjë nuk e refuzuan përderisa e takuan një person.
Dhe babai e pyeti: Kush je ti?
Iu përgjigj ai: Unë jam Feja.
Babai, gruaja dhe fëmijët të gjithë të një zëri thanë: Jo, nuk është koha e saj. Ne dëshirojmë këtë botë, ashtu siç dëshirojmë t’i shijojmë kënaqësitë e saj. Kurse feja do të na i ndaloj këto kënaqësi, dhe do të na prangos dhe do të lodhemi me obligimet dhe mësimet e saj, me hallall, haram, namaz, mbulesë, agjërim, me, me, me … dhe kjo do të na dërrmoj ne.
Mirëpo i thanë fesë, se mund të kthehen sërish tek ajo pasi ta shijojnë këtë botë dhe çka ka në të.
Kështu e lanë atë të mërzitur dhe vazhduan rrugën me karrocën e tyre.
Dhe, befas gjetën në rrugë pikë kontrollin dhe fjalën “STOP” dhe një njeri i cili i bënte me shenje babait që të zbriste nga karroca.
Njeriu iu afrua babait dhe i tha: Për ty zotëri përfundoi udhëtimi, duhet ta lësh karrocën dhe të vini pas meje.
Babai i befasuar u shtang në vend dhe nuk nxori asnjë fjalë.
Njeriu i tha: Unë kontrolloj për Fenë… a e ke me vete Fenë?
Babai duke u dridhur tha: Jo… e kam lënë pak më larg nga këtu… të lutem më lejo të shkoj ta marr…
Njeriu i tha: Nuk mund ta besh këtë sepse për ty udhëtimi përfundoj dhe kthimi yt është i pa mundur…
Babai i tha: Por me mua në karrocë janë Pasuria, Pushteti e Pozita, Gruaja, Fëmijët e mi dhe, dhe, dhe , dhe….
Njeriu i tha: Asnjëri prej tyre nuk të bëjnë dobi tek Allahu, dhe të gjitha do ti lësh, dhe asnjeri nuk do të bënte dobi, përpos fesë të cilën e poshtërove duke e lënë në mes të rrugës.
Dhe babai e pyeti: Po mirë kush je ti?
Ai iu përgjigj: Unë jam VDEKJA, për të cilën ishe i shkujdesur dhe asnjëherë nuk e llogarite takimin e saj.
Babai me lot në sy i penduar u kthye kah karroca, dhe pa që gruaja e tij e drejtonte karrocën në vend të tij.
Ndërsa karroca filloi të lëviz për ta plotësuar rrugëtimin e saj, e në të ishin Fëmijët, Pasuria, Pushteti e persona të tjerë, askush nga ta nuk zbriti që ta shoqëroj babanë, por mbeti i vetmuar dhe i penduar në mes të rrugës, edhe pse kishte kaluar koha e pendimit.

Thotë Allahu i Madhëruar: “Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.” (Et Teubeh 24)

Dhe thotë Allahu Fuqiplotë: “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen Ditën e kiametit, e kush shmanget zjarrit e futet në Xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” (Ali Imran 185)

Paqja, Mëshira dhe Begatia e Allahut qoftë mbi ju….

Dr. Rijad Imeri/mesazhi/