Gjyshi i tha nipit tij:
“O biri im, dije se hyrja në xhenet është falas, kurse hyrja në xhehenem duhet të paguhet!”
Nipi tha: “O gjysh, si është ashtu?”
Gjyshi u përgjigj:
“O biri im, ai që luan lojëra fati, paguan para për të, ai që pi alkool, shpenzon para në haram, ai që i viziton shtëpitë publike, për të jep para.
Ndërsa, sa i përket xhenetit, njeriu për të nuk jep para. Ai që fal namaz, për të nuk jep para, kush agjëron, kush bën istigfar dhe dhikër, për to nuk jep para, kush e ul shikimin për ta ruajtur ndershmërinë e tij, për të nuk jep para.
E pra, biri im, a dëshiron të japësh para dhe të shpenzosh për të hyrë në xhehenem, apo dëshiron të hysh në xhenet falas?!”
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)