Të Fundit
Gruaja ime asgjë nuk punon!

Gruaja ime asgjë nuk punon!

Bisedë në mes një bashkëshorti dhe psikologut
**************************
‍⚕️: Nga çka ankoni zotëri?
: Kam stres të madh në punë, ngarkesë, rutinë!
‍⚕️: çfarë profesioni keni?
: Menaxhoj një filial banke
‍⚕️: Jeni i martuar?
: Po
‍⚕️: Keni fëmijë?
: Po i kam tre fëmijë
‍⚕️: Punon gruaja juaj?
: Jo nuk punon asgjë, është thjeshtë amvise.
‍⚕️: Kush ju zgjon juve dhe fëmijët tuaj në mëngjes dhe kush ua përgatit mëngjesin?
: Normal gruaja ime ngase ajo nuk punon!
‍⚕️: Kur zgjohet gruaja juaj e kur zgjoheni ju?
: Gruaja ime zgjohet në 06:00 për tˋi përgatitur fëmijët për në shkollë dhe e përgatit mëngjesin, mi rregullon rrobat e mia ngase ajo nuk punon, kurse unë zgjohem në ora 07:00
‍⚕️: Kush i dërgon fëmijët në shkollë ti apo ajo?
: natyrisht ajo se nuk punon!
‍⚕️: Çka vepron gruaja jote pasi tˋi dërgon fëmijët në shkollë e çfarë bën ti?
: zakonisht kthehet në shtëpi, pastron shtëpinë, lan rroba, hekuros, përgatit drekën, i merr fëmijët nga shkolla e kështu me radhë si gratë e papuna, kurse unë shkoj në punë merrem me klient dhe kthehem në ora katër!
‍⚕️: Çfarë bën ti kur të kthehesh nga puna e çka bën ajo?
: Unë si ta përfundoj orarin e punës shkoj në shtëpi dhe pushoj një orë në divan, kurse ajo ju ndihmon fëmijëve tˋi bëjnë detyrat e shtëpisë, përgatit kafe dhe më zgjon mua të pijmë së bashku kafe.
‍⚕️: Në mbërmje çfarë bëni ju e çfarë gruaja juaj?
: Po unë shfletoj gazetën, kontaktoj me shokët, i shikoj lajmet, ndonjë film nëse më pëlqen e shikoj, kurse ajo e përgatit darkën, i ushqen fëmijët, i pastron enët, i lan fëmijët pastaj i shti në gjumë ata, nëse ka ndonjëri temperaturë i rri pranë gjithë natën se është e pa punë, nese jo zbret dhe pijmë së bashku çaj!
‍⚕️: Tani zotëri më trego, cili nga ju dy vuani nga stresi dhe rutina ditore? Cili prej jush ka nevojë për çlodhje dhe pushim ti apo ajo?
Rutina e stërngarkuar ditore prej mëngjesit të hershëm e deri në mbrëmjen e vonë dmth se ajo është e papunë??
Ajo punon pa orar të caktuar, pa sigurim, pa pagë mujore, pa shtesa, pa pushim, pa motivim nga dikush, pa ndonjë falenderim edhe më të voglin, megjithëkëtë nuk ndalet, nuk lodhet nuk ankohet e nuk dorëzohet! Dhe prapë etiketohet si e „papunë“
Respekte
për çdo Nënë,
për çdo motër,
për çdo bashkshorte,
dhe për çdo vajzë…
edhe pse djersën dhe mundin e tyre nuk e vlerëson askush përveç Zotit.
Përkthim: Rijad Imeri