Të Fundit
Gëzimi është pjesë e sheriatit

Gëzimi është pjesë e sheriatit

Gëzimi dhe festa janë pjesë e natyrës njerëzore të cilën e hasim si tek të rriturit ashtu dhe të vegjlit.

Vetë Profeti a.s mundohej me çdo mënyrë që të krijojë atmosferë gëzimi dhe hareje në shoqërinë e myslimanëve. Një herë, një grua vajti dhe i tregoi diçka mbi të shoqin. Profeti a.s i tha:”Mos është burri yt ai që në sy ka bardhësi?” Gruas sikur nuk i pëlqeu kjo dhe Profeti a.s i tha:”Po të gjithë ne kemi bardhësi në sytë tanë!”

Një e moshuar, vajti tek Profeti a.s dhe i kërkoi të lutej për të që të hyjë në xhenet, por Profeti a.s i tha:”Jo, sepse plakat nuk hyjnë në xhenet.” Kur pa që kjo e moshuar u mërzit, Profeti a.s ia bëri të qartë se ajo do të hyjë në xhenet, por jo si plakë, por si një grua e re.

Xherir thotë:”Të dërguarin e Zotit nuk e kam parë asnjëherë të zymtë, por sa herë që takohesha me të më buzëqeshte.”

Sakaq, shohim që shumë njerëz sot, e konsiderojnë të qeshurën si mangësi dhe mungesë serioziteti.

Gëzimi dhe hareja në sheriatin islam

Sheriati i flet direkt qenies së njeriut dhe se Zoti e konsideron të drejtën për të gëzuar si pjesë të sheriatit dhe ligjeve të Tij. Veç dy bajrameve, myslimani gëzon për raste të ndryshme si lindja e një fëmije, synetllëku, martesa etj… Një herë, kur dikush nga Medineja martohej, Profeti a.s e pyeti Aishen:”A nuk kishit aheng, pasi medinasit e pëlqejnë ahengun.”

Argëtim i lejuar

Myslimani nëse gëzohet dhe dëfrehet, këtë e bën në kufijtë e lejuar. Nevoja për të gëzuar, festuar dhe argëtuar, është njerëzore. Shejh Aude tërhoqi vëmendjen në format pasive dhe negative të dëfrimit dhe festimit, të cilat e programojnë njeriun për të qenë i dështuar dhe me kalimin e kohës shndërrohen në ves.

Njeriu s’ka përse e kufizon gëzimin, le të gëzojë si një fëmijë dhe të mos i marrë në konsideratë shigjetat që orvaten t’ia vrasin këto çaste të bukura. Po, le të gëzohet me makinë e re që ka blerë, me punën e re që ka filluar, me ngritjen në detyrë, me lindjen e një fëmije, me rastin e martesës të tij apo të ndonjë miku. Të gëzohesh për gëzimin e të tjerëve është një dimension më shumë se i mrekullueshëm. Zemrat tona duhet të jenë të gjera dhe të gëzohemi për suksesin dhe të mirat e të tjerëve, për shëndetin e tyre, shtëpinë e re që kanë blerë suksesin etj… Ska përse të mendojmë se suksesi i tyre na është konfiskuar ne dhe ska përse të shqetësohemi e të stresohemi.

Kënaqësia dhe gëzimi i mendjes.

Kënaqësia dhe gëzimi i mendjes, nuk është më pak sesa kënaqësitë e tjera. Të lexosh dhe mësosh informacione të reja, është një kënaqësi e veçantë. Po ashtu, kënaqësi është dhe kur ua jep studentëve dhe nxënësve të tu duke u ofruar gjithmonë informacion të ri. Unë personalisht – tha ai – jam mësuar ti lexoj shpejt e shpejt librat dhe studimet e ndryshme, duke mbajtur shënime për dobitë dhe vlerat.

Kënaqësia që të falin arritjet dhe suksesi

Arritjet dhe suksesi i falin njeriut kënaqësi dhe e bëjnë të gëzojë si një fëmijë i cili merr dëftesën të mbushur me 10-ta. Po ashtu, njeriu gëzon me dijet që ka nxënë, pasi ndjen se është zhvilluar. Kur unë kam një projekt që dua ta realizoj, kjo më shtyn të lexoj sa më shumë libra, artikuj, të ndjek programe etj… Kështu, unë shkëputem nga çdo kënaqësi tjetër, duke shijuar kënaqësinë e suksesit dhe përmbushjes së këtij plani dhe projekti.

Komunikimi

Një person me humor të mirë, në mënyrë të natyrshme krijon dhe miqësi me njerëz, madje edhe mes familjarëve. Edhe pse dashurinë disa e konsiderojnë si diçka të rëndomtë, ajo është një vlerë sublime nëse ndriçohet nga drita hyjnore dhe respekton kufijtë e hallallit dhe haramit.

Komunikimi, para se të jetë fizik dhe verbal, është shpirtëror dhe psikologjik. Ka bashkëshortë të cilët edhe pse kalojnë dyzet vite bashkë, nuk e njohin njëri-tjetrin siç duhet.

Ditëlindja

Ditëlindja bën pjesë tek festat e tjera si martesa etj… Shejh Aude tha se ajo nuk është një festë e dënueshme, pasi ai është një moment ku mblidhen miqtë e fëmijës dhe të afërmit e tij për të festuar ditën e lindjes, pa e shoqëruar me rite fetare.

Shejh Aude hodhi poshtë pretendimet e disave se festimi i ditëlindjes është një formë përngjasimi me zakonet dhe traditat e popujve jomyslimanë. Arabët para islami kishin edhe festa e tradita të tyre, por edhe të tjera të cilat i kishin marrë nga popujt e tjerë si persët, Siria, Egjipti etj… Kur erdhi islami, luftoi vetëm ato tradita që binin ndesh me sheriatin islam, ndërkohë që shumicën i miratoi.

Përngjasimi i ndaluar është në tiparet dhe veçoritë e popujve të tjerë, tipare të cilat janë karakteristike për atë popull. Sakaq, format e gëzimit dhe festimit si rasti i martesës për shembull, hyjnë në sjelljen individuale e cila ska të bëjë me ritualet fetare. Këto as që ia vlen të studiohen nëse janë apo jo bidat dhe të ndaluara. Bidati dhe risitë kanë të bëjnë me sheriatin dhe dispozitat fetare, sakaq këto janë çështje jetësore. Madje, mund të themi që edhe tek ritet, mund të shtohet diçka që nuk e cenon thelbin e tyr. Kështu, nëse njerëzit janë mësuar të dëgjojnë një bisedë të shkurtër pas një namazi, gjatë Ramazanit apo çfarë do kohe, kjo lejohet dhe nuk është bidat. Kjo, sepse qëllimi nuk është për të shtuar diçka të re, një risi, të cilën nuk e lejon sheriati, por thjesht synohet tu kujtojnë njerëzve Zotin.

Pjesëmarrja në gëzim

Në gëzimin e festës, duhet të marrin pjesë të gjithë njerëzit e familjes, edhe shërbëtorja, shoferi dhe punonjësit e tjerë. Fëmijët e vegjël duhet të jenë pjesë e rëndëishme e gëzimit, madje ata janë vetë gëzimi. Ata duhen veshur bukur, duhen zbukuruar, tu blihen tollumbace, lodra e ëmbëlsira. /ardhmeriaonline/

Nga Shejh Selman Aude