Të Fundit
Fidja e Ramazanit – (Pagesa e mos agjërimit për të sëmuarit dhe të moshuarit)

Fidja e Ramazanit – (Pagesa e mos agjërimit për të sëmuarit dhe të moshuarit)

( Pagesa e mos agjërimit për të sëmuarit dhe të moshuarit, që nuk pritet të shërohen )

Me Fidje kuptojmë, Kompensimin e agjërimit për ata që nuk kanë mundur të agjërojnë ramazanin, për shkaqe të sëmundjes ose pleqërisë,, dhe nuk pritet që të shërohen për ti bërë kaza ato ditë të mbetura.

Allahu në Kuran thotë: “ Ata që kan vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi “ Kuran 2 / 184

I moshuari dhe i sëmuri që nuk kan mundur të agjërojnë, dhe nuk pritet që të përmirësohen për ti bërë kaza ato ditë që nuk kanë agjëruar, obligohen të paguajnë duke ushqyer për çdo ditë të ramazanit një të varfur, dy ushqime (shujta) të mjaftueshme në ditë, atë të syfyrit dhe të iftarit,nga ushqimi mesatar që ata e ushqejnë veten dhe familjen e tyre.

E nëse nuk kanë mundësi as për pagesë, atëherë ata lirohen në tërësi para Allahut për mosagjërimin e ramazanit, apo disa ditë të tij.

Pra, llogaria e FIDJES është 60 ushqime për 30 ditë të ramazanit, për një person nga dy herë në dite, ose edhe më shumë se një person duke e bërë llogarinë në 60 ushqime.

Nëse kjo është pak e vështirë, atëherë sipas medhhebit Hanefij, ku sot gati e gjithë bota islame vepron kështu,, mund të bëhet pagesë në monedha ( para ), sepse kjo është më e dobishme për të varfërin, por edhe më e lehtë për personin që nuk ka mundur të agjërojë.Nga kjo, e nxjerrim çmimin e pagesës për çdo ditë të ramazanit, duke i llogaritur se sa kushtojnë dy shujta ushqimi.

Në vendet tona ( Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e veriut, Mali i zi, Lugina e Preshevës ) një shujtë ushqimi mesatar për vitin 2022 është 3 euro. E diku me shumicë edhe 2 euro e gjysëm.Atëherë, nga kjo llogari del se për çdo ditë të ramazanit duhet të paguhet FIDJE – 6 euro.

Pra për 30 ditë ramazan, FIDJA është 180 euro. Apo 150 euro, nëse llogaritet shujta me 2 euro e gjysëm.

Diaspora Shqiptare në Zvicër, Gjermani, Francë, Itali, Belgjikë etj. duhet ta kenë parasysh këtë, duke ia përshtatur çmimin e dy shujtave mesatare për çdo ditë të ramazanit.

Edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës, kemi konfirmim se FIDJA e ramazanit llogaritet me 5 euro për çdo ditë, e që i bie 150 euro për një muaj, për vitin 2022.

Sipas Dijetarëve të lamisë së Fikhut, kjo mund të llogaritet edhe me sasinë e Sadekatul Fitrit, e që i bie se edhe caktimi i një fitri nuk guxon të jetë më pak se një shujtë e ushqimit mesatar dmth. 3 euro.

Dhe kështu e bën llogarinë nga dy Fitra në ditë.Por Fidja dhe Sadekatuil Fitri, janë kapituj të ndarë në legjislaturën islame.

Sadekatul Fitri është adhurim, kurse FIDJA është shpagim për mos agjërim.Kjo pagesë, mund të bëhet në fund të ramazanit, kurse ka mendime se edhe në fillim të ramazanit nëse është në para. E nëse është ushqim, atëherë për çdo ditë të ramazanit, ose 60 persona për një ditë, e kështu sipas nevojës dhe mundësisë.

Mr. Ragmi Destani/islampress/