Të Fundit
Dhjetë këshilla si të zgjohemi për namazin e sabahut

Dhjetë këshilla si të zgjohemi për namazin e sabahut

Në vijim do të gjeni disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të zgjoheni për faljen e namazit të sabahut, InshaAllah…

Këshilla e 1 : Kupto shpërblimin dhe pasojat

Në rast se të gjithë ne jemi të aftë që të zgjohemi herët ta arrijmë fluturimin, të shkojmë në intervistë, apo të japim provimin për patentë shoferi, kjo është ngase ne marrim në konsideratë dy gjëra:

– Shpërblimin (që na pret nëse veprojmë).
– Pasojat (nëse dështojmë).

Këta dy faktorë doemos të jenë të balancuara në rast se dëshirojmë të veprojmë.
Ndaj, nëse do që namazi i Sabahut të ketë ndikim në zemrën tënde, doemos ta informosh dhe bindësh vetveten për shpërblimin dhe pasojat e Sabahut.

Tip 2 : Qëllimi

Njëherë pasi ta kuptoni rëndësinë e kësaj falje në jetën tuaj të kësaj dhe botës tjetër, ju doemos të keni qëllim dhe vendosmëri të fortë.
Ju doemos ti premtoni Allahut dhe vetvetes se do të bëni çdo gjë që ta kompletoni këtë detyrë fisnike (të zgjoheni për çdo ditë në Sabah).

Tip 3: Qetësoje zemrën tënde para se të shkosh për të fjetur

Para se të shkosh për të fjetur, ndajë pak kohë të kryesh lutjet e natës (fjetjes) dhe lexo diçka nga Kur’ani. Mund të lexosh diçka nga jeta e sahabëve; religjioziteti i të cilëve pa dyshim të t’ju inspirojë juve që të ndiqni shembullin e tyre.

Para se të shkosh për të fjetur, duhet evituar gjërat për zbavitje, sikur shikimi i filmave, TV serialeve, video-lojërave etj.

Tip 4 : Shmangiu bisedave pas namazit të Jacisë

Kjo ngaseju e dini që kur fillon një bisedë, ajo asnjëherë nuk përfundon. Gjithashtu, pas bisedës, ne fillojmë të përkujtojmë debatin dhe gjërat çfarë kamë thënë apo duhej të them, Si rezultat i kësaj, humbim minuta/orë të cilat do t’i kalonim në gjum.

Tip 5 : Hani me masë para se të shkoni për të fjetur

Admiruesit e djathit Haute-Savoie, kafesë kolumbiane, specave të kuq (Cayyene) apo ëmbëlsirat nga vetëshërbimi… Këshillë për ju: JO PARA GJUMIT!

Tip 6 : JO ekraneve në shtrat para gjumit

Të gjitha studimet tregojnë se: leximi nga telefonët e mençur (apo tabletët) para gjumit janë të dëmshëm për shëndetin.

Dritat e kaltra të LED ekraneve pengojnë prodhimin megatonin të trupit tonë (që është shumë i nevojshëm për gjumin e natës).

Gjithashtu do të theksoj dhe rekomandojë që gjatë natës të fikni Wi-Fi, qasjen në internet.

Tip 7 : Zgjidhni pozicionin e drejtë për të fjetur

Shtrihuni në anë e djathtë, duke vendosur dorën nën faqen e djathtë.
Kjo është pozita më e përshtatshme sipas Sunnetit të Pejgamberit.

Tip 8: Asnjëherë mos mendo “vetëm edhe 5 minuta”

Ju ASSESI nuk do të jeni në ujdi me gjumin.

Tip 9 : Kërkoni ndihmë

Pasi që sinqerisht të lutni Allahun për ndihmë, mundohuni të flisni me shokë nga xhamia (apo ndonjë familjarin tuaj) rreth rëndesës së zgjimit. Me siguri që dija që shoku yt të pret përpara derës apo xhamisë, me siguri do t’ju motivojë.

Ata që kanë fat të kenë grua apo burrë të devotshëm, mos hezitoni ti thoni që të ndërmerr gjithçka që t’ju zgjojë, siç janë ndezja e dritave në dhomë apo duke ju stërpikur me disa pika uji në fytyrën tuaj.

Tip 10 : Kërko këshillë

Nga persona të kualifikuar! Komikët janë në rregull, por asgjë nuk mund të krahasohet me imamin e xhamisë së lagjes të mirë-informuar.

Për çdo rast, ne përsëri themi: nëse dëshironi të jeni në dashuri me namazin e Sabahut, ju doemos ta mësoni vlerën e tij.

Sa më tepër që lexoni apo dëgjoni rreth dobive të tij, aq më tepër do të motivoheni që të shkoni drejt tij. Dhe kush e di, ndoshta edhe ëndërroni rreth tij.
Allahu e di më së miri.

Burimi: le-bdouin.com

Përktheu dhe përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)