Të Fundit
Cilat janë tre gjërat e kësaj bote që i duam?

Cilat janë tre gjërat e kësaj bote që i duam?

Në një rast i Dërguari i Allahut qëndronte me sahabët e tij dhe i pyeti duke filluar me Ebu Bekrin: “Çka duash nga dunjaja o Ebu Bekr?” Ai u përgjigj: Nga dunjaja dua tre gjëra: të qëndroj me ty, të shikoj në ty dhe të harxhoj pasurinë në rrugën tënde.”

Ndërsa ti o Omer? Omeri tha: “Dua tre gjëra: “Urdhërimin në të mirë qoftë edhe fshehtas, ndalimin e të keqes qoftë edhe haptas dhe të flas të vërtetën qoftë edhe e hidhur.”

Po ti Osman? Osmani tha: “Dua tre gjëra: “Ushqimin e të varfërve, përhapjen e selamit dhe faljen natën derisa njerëzit tjerë flenë.”

Po ti Ali, çfarë donë? “Edhe unë dua tre gjëra tha Aliu: Ta nderoj mysafirin, të agjëroj verës dhe të godas armikun.”

Në atë shoqëri të bekuar ishte edhe Ebu Dheri të cilin i Dërguari i Allahut e pyeti të njëjtën gjë: Ebu Dheri tha: Nga dunja dua tre gjëra: Urinë, sëmundjen dhe vdekjen.” i Dërguari i Allahut s.a.v.s tha: Pse i donë këto.” Ebu Dheri tha: “E dua urinë sepse më zbut zemrën, e dua sëmundjen sepse më lehtëson mëkatet dhe e dua vdekjen për shkak të takimin të Zotin tim.”

I Dërguari i Allahut s.a.v.s tha: “Ndërsa mua nga dunjaja me jane bere te dashura tre gjëra: “parfumi (aroma e mirë), gratë dhe gëzimi i syve të mi është në namaz”.

Pastaj zbriti Xhebraili i përshëndeti me selam dhe u tha: Unë nga dunjaja juaj dua këto tre gjëra: Zbritjen e shpalljes, kryerjen e amanetit dhe dashurinë ndaj të varfërve.”

U ngrit drejt qiellit dhe erdhi përsëri, dhe u tha: “Allahu u dërgon selame dhe thotë: “Unë nga dunjaja juaj dua tre gjëra: Gjuhën e cila bën dhikr, zemrën e devotshme dhe trupin që i duron sprovat. ”

Burimi: Preporod.ba

Përktheu: Arsim Dauti

(Islampress)