Të Fundit
Çdo ditë njeriun e godasin nga tri sprova, por ai nuk merr mësim

Çdo ditë njeriun e godasin nga tri sprova, por ai nuk merr mësim

Secilin njeri për çdo ditë e godasin nga tri sprova, prej të cilave ai nuk merr mësim.

– Çdo ditë jeta e tij shkurtohet për një ditë, e ai nuk shqetësohet për këtë, mirëpo kur i pakësohet pasuria, atëherë shqetësohet, ndonëse pasuria mund të kompensohet, ndërsa jeta nuk mund të kompensohet.

– Çdo ditë njeriu e ha furnizimin që ia jep Allahu; nëse e ka fituar në mënyrë hallall do të pyetet për të, e nëse e ka fituar në mënyrë haram do të dënohet, e përveç kësaj, ai nuk e di se çfarë do të jetë epilogu i llogaritjes në Ditën e Gjykimit.

– Çdo ditë njeriu i afrohet ahiretit, e largohet nga dynjaja. Megjithatë, nuk shqetësohet për ahiretin i cili është i përjetshëm, por kujdeset për dynjanë kalimtare, dhe nuk e di se a do të vendoset në Xhehenem, apo do të jetë banor i Xhenetit.

O Allahu i dashur, mos lejo që dynjaja të jetë shqetësimi ynë më i madh dhe kulmi i njohurive tona, dhe mos lejo që përfundimi ynë të jetë në zjarrin e Xhehenemit, por na bëj që Xheneti të jetë vendbanimi ynë i përjetshëm! Amin!

Përkthim: Miftar Ajdini