Para ditën e së Premtes, me datë 29.08.2014, përfaqësuesit e xhamisë së Klleznës vizituan Qendrën ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “SIRENA” në Ulqin me ftesë të drejtorit të kësaj qendre z. Bilal Alaj. Në vizitën e bërë nga xhamia e Klleznës morën pjesë imami i xhamisë z. Senad ef. Maku bashkë me kryetarin ... Shfaq »
Aktivitete
FITËR BAJRAMI – XHAMIA E KLLEZNËS, 28.07.2014
Mbas faljes së Fitër Bajramit në oborrin e xhamisë së Klleznës u shtrua ushqim dhe koktej i begatë nga familja e Samir Rexhes. Ndërsa përgatitjen dhe servimin para xhematit e bëri Forumi Rinor i Xhamisë. Zoti e shpërbleftë familjen Rexha për këtë mëngjes të begatë, duke lutur Zotin e Plotfuqishëm të ia shtojë pasurinë dhe bereqetin. Amin. Shfaq »
70 Shporta – 70 Familje, Natën e Fitër Bajramit, 27.07.2014
Natën e Fitër Bajramit me datë 27.07.2014, Këshilli i Xhamisë së Klleznës dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës, vijoi me ndarjen e 70 shportave të tjera të Ramazanit për 70 familje në nevojë. Në Natën e Kadrit, Xhamia e Klleznës shpërndau 150 Shporta Ramazani për 150 familje në nevojë. Ndërsa në natën e Fitër Bajramit 70 Shporta të Ramazanit, ... Shfaq »
Programi i Natës së Kadrit, 23.07.2014
Mbrëmë me datë 23.07.2014, në Xhaminë e Klleznës u organizuar një program fetarë për nder të Natës së Kadrit, ku përveç xhematit vendas morën pjesë musafir edhe nga vendet tjera përreth duke i dhënë një hijeshi më shumë kësaj natë dhe kësaj xhamie. Mbasi u fal namazi i Teravisë, imami i xhamisë Senad ef. Maku mbajti një ligjëratë disa minutëshe, ... Shfaq »
150 Shporta – 150 Familje në Natën e Kadrit, 23.07.2014
Të Mërkurën me datë 23.07.2014, Këshilli i Xhamisë së Klleznës dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës, me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, shpërndanë për të dytën herë radhazi SHPORTËN E RAMAZANIT si aksion humanitarë bamirës në ndarjen e ndihmave që iu dedikua: jetimëve, skamnorëve, personave me aftësi të kufizuar dhe nevojtarëve në tërë territorin e komunës së ... Shfaq »
Hafizi nga Egjipti, viziton Xhamin e Klleznës, 13.07.2014
Mbrëmë në xhaminë e Klleznës me datë 13.07.2014, patëm nderin të kemi mysafir tonin Hafizin nga Egjipti, Shejh Ahmed el-Faruki që të na e falë namazin e teravive. Para se të filloj namazi mbajti një ligjëratë të shkurtër, disa fjalë në lidhje me rëndësinë e këtij muaji të bekuar të Ramazanit dhe në fund bëri duan e përgjithshme të teravive. ... Shfaq »
Libra për Kuranotekën e Xhamisë, 11.07.2014
Falënderojmë familjen Kroma që dhuroi sot ditën e Xhuma, afër 80 libra të ndryshëm për Librarinë e Xhamisë së Klleznës. Duke e pasuruar edhe më shumë librarin e xhamisë. Andaj ftoj edhe të tjerët kush ka libra në shtëpi që nuk i nevojiten apo që nuk i përdorë të na i sjellin në xhaminë tonë, në aktivitetin tonë: DHURO NJË ... Shfaq »
Kronika e Ulqinit – Shporta e Ramazanit, TV Teuta, 08.07.2014
Xhamia e Klleznës themelon FORUMIN RINOR
Xhamia e Klleznës themelon FORUMIN RINOR Në Xhaminë e Klleznës me datën 14 dhe 15 qershor 2014, ditën e Shtune dhe të Diel u mbajtën dy mbledhje me të rinjtë e fshatit Kllezën ku u themelua për herë të parë FORUMIN RINOR në kuadër të Xhamisë së Klleznës, i cili do të jetë udhëheqës në fushën e veprimtarisë rinore, kulturore ... Shfaq »
VAKTIJA E RAMAZANIT 2014
VAKTIJA E RAMAZANIT 2014, Falas. Eja dhe merre në Xhaminë e Klleznës Shfaq »
Xhamia e Klleznës Uebfaqja zyrtare