Në të kaluarën, të përmendurit e Zotit në jetën tonë të përditshme nuk ishte vetëm një zakon, por një mënyrë jetese. Por tani, këto zakone të bukura, siç duket janë zavendësuar me shprehje laike. Le t’i shohim disa prej tyre:
• Kur largoheshim nga shtëpia: Në të kaluarën, thoshim “Mirupafshim” ose “Zoti të bekoftë”. Tani themi “Hajde, po iki” ose “Mirupafshim”.
• Atyre që shkonin për të punuar u thoshim: “Zoti ua bekoftë punën”, tani u themi: “Paç fat!”
• Kur habitemi, themi: “Ua!” në vend të “Subhanallah”.
• Kur jemi të lumtur, në vend që të themi “Elhamdulilah”, themi “Oleeeee!”
• Kur na ndodh ndonjë fatkeqësi, përdorim fjalë si “Oh jo!”, “Ku më gjeti bash mua?”, “Jam i shkatërruar!” në vend të “Ndodh ajo që e ka shkruar Zoti!”
• Kur dikush na bënte ndonje nder, u thoshim : “Zoti ju bekoftë” ose “Zoti ju dhëntë çfarëdo që dëshironi”; tani mjaftohemi vetëm duke thënë “Faleminderit!”
• Në vend që t’u themi “Zoti ua lehtësoftë!” atyre që janë të zënë me ndonjë detyrë, ne u themi “Qoftë e lehtë!”
• Për të sapomartuarit : “Zoti i plaktë mbi një jastëk!” ose “Zoti u dhashtë bereqet!”, është zëvendësuar me “U trashëgofshin!” ose “Fat e lumturi!”
• Për ata që japin provimin: Ne thoshim dikur: “Zoti ju dhëntë kthjelltësi mendore!”; tani themi: “Suksese!”
• Kur flisnim për të ardhmen , thoshim “Insha’Allah”, “Nëse e lejon Allahu”, por tani mendojmë se gjithçka është nën kontrollin tonë.
• Tani i mallkojmë ata që bëjnë mëkate në vend që të themi “Allahu i faltë” ose “Allahu i udhëzoftë”.
• Kur flisnim për diçka të keqe, thoshim: “Zoti na ruajttë”, por tani themi: “Mbylle gojën!”
Ky ndryshim pasqyron një ndryshim në stilin tonë të jetesës. Të kujtuarit dhe të përmendurit e Allahut dikur ishte bekimi i fjalëve tona, kurse tani, si ai bekim ashtu edhe ajo paqe, janë zhdukur.
Fatkeqësisht, ne e kërkojmë lumturinë në gjëra të tjera përveç Zotit, por pa sukses!
Çfarë mund të themi tjetër përveçse: Zoti e bëftë fundin tonë të mrekullueshëm!
Metin Dogruyol
Përktheu: Islampress.ch
Xhamia e Klleznës Uebfaqja zyrtare
