Të dashur vëllezër e motra, të nderuar bamirës.
Shporta Ramazanit këtë vit trokiti në 205 familje, të Komunës së Ulqinit, zonës së Anës së Malit, dhe të Krajës. Aktiviteti humanitar në Xhaminë e Klleznës ”Shporta e Ramazanit” është realizuar me sukses dhe pa kurrfarë pengesash, edhe përkundër kufizimeve që patëm me rastin e pandemisë.
Në emrin tim personal si imami i xhamisë, në emër të këshillit të Xhamisë së Klleznës, në emër të gjithë atyre familjeve në nevojë përcjelli falenderimet dhe lutjet që ju dedikohen juve që i ndihmuat ata në këto ditë: Allahu jua shumëfishoftë pasurinë, ju mbrojtë nga e keqja, ju mbrojtë familjen dhe të afermit tuaj, dhe çdo lutje e juaja u pranoftë tek Allahu Fuqiplotë.
Nëntë vite sukses patëm, nëntë vite trokitem në dyert tuaja, nëntë vite sollem tek ju një buzëqeshje, shpresojmë se kështu do të vazhdojmë edhe më tutje, deri atëherë mirë u takofshim në aktivitetet e rradhës.
Me respekt, Imami i xhamisë
Senad ef. Maku.
Shporta ka pasë këtë përbërje:
Produkte ushqimore:
5 kg. miell gruri; 5 kg. miell misri (kollomoqi); 5 l. voj lulesh; 1 l. voj ulliri; 2 kg. oriz; 1 kg. sheqer; 3 kesa makarona; 3 kesa supa; 250 gr. veget; 1 kuti shtrudël keks.
Produkte higjienike:
3 kg. deterxhet për rroba; 1 l. deterxhent për enë; 1 l. shampon për flokë; 1 pastë për dhëmbë, si dhe 2 sapuna për duar.