Edhe ky Ramazan sikur Ramazani i kaluar do të jetë ndryshe për mbarë botën mbarë, e në veçanti tek ne, ku e kaluam në shtëpi, me familjen më të ngushtë. E kaluam të izoluar dhe të kufizuar në lëvizjet tona nga pandemia e Covid-19 që e ka kapluar krejt globin.
Nëse ato familje në nevojë që ishin dhe që ju kemi ndihmuar çdo vit, sot iu është vështirësua edhe më shumë gjendja e rëndë ekonomike dhe po ju shtohet edhe më shumë varfëria, shkaku i kësaj pandemie dhe izolimit të tyre brenda shtëpisë.
Kërkojmë, që, për hirë të Zotit, të startojmë me 10 euro, t’i nxjerrim nga xhepi ynë, ta gëzojmë një babë e nanë, të cilët e kanë gajle se çka të shtrojnë në sofrën e tyre, për evladët e tyre, në këtë muaj të bekuar! Një ndihmë sado e vogël e juaja, një shpresë e madhe për ata.
Kjo gjendje patjetër se do të përfundojë, neve do na mbeten vetëm sevapet e fituara në dashtë Zoti, andaj, ejani të vazhdojmë me këmbngultësi në këtë bamirësi!
XHAMIA E KLLEZNËS – për të nëntin vit me radhë ndërmerr aktivitetin humanitarë në bashkëpunim me ju bamirës të nderuar, e cila është urëlidhëse mes jush dhe nevojtarëve, të cilët do të jenë nga komuna e Ulqinit me rrethinë e deri në Krajë.
Bamirës ju faleminderit në emrin tonë si komision dhe në emrin e krejt atyre nevojtarëve.
Zoti ju bekoftë.
Kontribuo dhe Telefono tani:
069 826 829
069 649 664
(Na kontaktoni për kontributin që ofroni, dhe NE vijmë në vendin e përcaktuar nga ju)
Ulqin, 16.04.2021 – Ramazan 2021.
Komisioni i Shportës së Ramazanit.