Të dashur vëllezër e motra, të nderuar bamirës.
Përfunduan edhe orët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku festa e madhe e Fitër Bajramit trokiti në çdo derë të muslimanit, e pa dyshim aktiviteti humanitar “SHPORTA E RAMAZANIT” përfundoj aktivitetin e vet për të 8-tin vit me rradhë.
Shporta Ramazanit këtë vit trokiti në 220 familje, të Komunës së Ulqinit, zonës së Anës së Malit, dhe të Krajës. Aktiviteti humanitar në Xhaminë e Klleznës ”Shporta e Ramazanit” është realizuar me sukses dhe pa kurrfarë pengesash, edhe përkundër kufizimeve që patëm me rastin e pandemisë e cila ka kapluar tërë globin, e në veçanti vendin tonë.
Nëpërmjet këtij aksioni humanitar Xhamia e Klleznës, shprehi kështu aktin e solidaritetit human për familjet në nevojë, për të kontribuar sadopak për lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike, për të ngjallur tek ata shpresën se askush nuk është i vetëm e i braktisur, se njerëzit janë vëllezër dhe se është e drejta e lindur e gjithsecilit, që të ndihmohet sa herë që ka nevojë.
Në emrin tim personal si imami i xhamisë, në emër të këshillit të Xhamisë së Klleznës, në emer të gjithë atyre familjeve në nevojë percijelli falenderimet dhe lutjet që ju dedikohen juve që i ndihmuat ata në këto ditë: Allahu jua shumëfishoftë pasurinë, ju mbrojte nga e keqja, ju mbrojte familjen dhe të afermit tuaj, dhe cdo lutje e juaja u pranoftë tek Allahu Fuqiplotë.
Tetë vite sukses patëm, tetë vite trokitem në dyert tuaja, tetë vite sollem tek ju një buzëqeshje, shpresojmë se kështu do të vazhdojmë edhe më tutje, deri atëherë mirë u takofshim në aktivitetet e rradhës.
Me respekt, Imami i xhamisë
Senad ef. Maku.
Shporta ka pasë këtë përbërje:
Produkte ushqimore: 5 kg. miell gruri; 5 kg. miell misri; 5 l. voj lulesh; 1 l. voj ulliri; 2 kg. oriz; 1 kg. sheqer; 3 kesa makarona; 3 kesa supa; 250 gr. veget; 1 kuti shtrudël keks.
Produkte higjienike: 3 kg. deterxhet për rroba; 1 l. deterxhent për enë; 1 l. shampon për flokë; 1 pastë për dhëmbë, si dhe 2 sapuna për duar.
Ndërsa bashkë me shportën e ramazanit, 90 familjeve iu janë dhuruar edhe nga 10 euro secilit.