Të dashur vëllezër e motra
Në aspektin e bamirësisë dhe humanizmit, permes një aktiviteti humanitar, në prag të natës së Kurban Bajramit, këshilli i Xhamisë së Klleznës, dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës me rastin e festës së Kurban Bajramit, të tretin vit me radhë shpërndau Shporten e Bajramit si aksion humanitar në ndarjen e ndihmave që u dedikohet familjeve në gjendje të rënduar ekonomike në tërë teritorin e komunës së Ulqinit me rrethinë.
Ditën e premte, të shtune, të diele dhe të hënën, Xhamia e Klleznës bëri shpërndarjen e 141 shportave të Bajramit, ku shporta përmbante gjërat elementare ushqimore dhe ato higjenike.
Pasi gjatë muajit të Ramazanit kemi bërë shpërndarjen e 220 shportave, atëherë pjesën
tjetër të hollave të mbetura nga donatorët e shumtë që kanë kontribuar gjatë muajit të Ramazanit, kemi pasur obligim moral si para Zotit të Plotëfuqishem dhe para donatorëve që amanetin e tyre, pasurin e tyre që na besuan neve si Xhami e Klleznës në shpërndarjen e ndihmave e perfunduam me angazhimin maksimal, sinqeritet të plotë dhe me bindje se shperblimin do ta kemi tek Zoti i Madhëruar, për të gjithë ata që kontribuan në menyra të ndryshme.
Andaj si Kryetar i komisionit Shporta e Ramazanit dhe te Shporta e Bajramit jam plotësisht i kënaqur me mbarëvajtjen e të dy aktiviteteve humanitare që u realizuan nga Xhamia e Klleznës, Këshilli i Xhamisë dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës.
Në të dy aktivitetet u shpërndanë 361 pako.
Dhe pasi që jemi në prag të festës së madhe të Kurban Bajramit shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal, në emrin e Këshillit të Xhamisë së Klleznës dhe në emrin e Forumit Rinor të Xhamisë, të ju urojmë të gjithë besimtarëve të fesë islame kudo që ndodhën festën e Kurban Bajramit, me dëshirë që kjo Ditë e shënuar të jetë Dite e perforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, forcimit të zemrave tona drejtë shkallëve më të larta të devotshmërisë. Haxhinjëve tanë që janë duke kryer këto ditë obligimin e Haxhit, duke vizituar vendet e shenjta të Islamit, ju urojmë Haxhin dhe lusim që Allahu i Madhëruar tua pranojë lutjet dhe ibadetet e sakrificat për nderimin e Krijuesit.
Urojmë që të jemi prej atyre me shpirte e zemer të pastër ,të jemi të drejtë dhe human gjatë jetës sonë .
Me respekt
Enver Rexha